SPORT

Kristiano Ronaldo një “përbindësh”, 3 gola për të kaluar Atletiko Madridin

12:23 - 13.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një përmbysje monumentale, një përmbysje e kërkuar dhe e arritur. Një klimë e jashtëzakonshme në “Allianz Stadium”, një klimë e përgatitur nga klubi torinez ditë më parë, duke karikuar ambientin me moton “get ready to comeback”, çka u realizua falë një Kristiano Ronaldo të përbindshëm. Është pikërisht portugezi ai që çel rezultatin në pjesën e parë, kur me kokë mposht Oblak në shtyllën e dytë pas harkimit të topit nga Bernardeski.




Por CR7 nuk do të ndalet me kaq, pasi do të vrapojë si i çmendur gjatë gjithë takimit, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, sërish me kokë, sërish në shtyllën e dytë, mposht Oblak, që arrin te topi, por pasi sfera kishte kaluar vijën. 2-0, çdo gjë është e barbartë. Spinacola asfalton krahun e majtë, Emre çan vë rregull në mesfushë ndërsa Bernardeski është i papërmbajtshëm. Sikundër në minutën e 83-të, kur me një sprint të fuqishëm futet ne zonë dhe detyron mbrojtësin t’i shkaktojë faull. Nga pika e bardhë sërish CR7, është mbrëmja e tij, nuk mund të gabojë. Oblak nga e majta e topi në të djathtë të portierit, 3-0, përmbysja është servirur në një pjatë të argjendtë, Juventusi kalon në çerekfinale, Atletiko është jashtë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.