BLUETOOTH

Kur dyshi është numër i fatit, VIP-at shqiptarë që s’patën fat në martesën e parë

13:51 - 13.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Është e vështirë që të gjesh dashurinë e vërtetë dhe që më vonë të përfundojë për fat të keq për çfarëdo arsye në ndarje. Për shumë veta tashmë kjo lloj ndjenje është kthyer në mit dhe të shumtë e kanë braktisur tempullin e martesës për të zgjedhur në shansin e dytë me partnerin tjetër thjesht bashkëjetesën. Një rast të tillë e shfaqin shumë mirë dhe VIP-at shqiptarë, të cilët nuk patën sukses në martesën e parë dhe në të dytën ata kanë zgjedhur sërish martesën apo dhe bashkëjetesën. Ndiqni më poshtë disa prej tyre të cilët patën vërtet fat me ‘numrin dy’!




Teuta Krasniqi- Blero Muharremi
Disa vite më parë lajmi së Blero dhe Teuta po ndahen pushtoi mediat. Këngëtari dhe aktorja shumë herë mohuan se martesa e tyre ka marrë fund. Por meqenëse këto nuk ishin vetëm spekulime, ish-çifti u “dorëzua” dhe e pranuan publikisht se ata tashmë ishin ndarë. Teuta dhe Blero ishin bashkë që nga viti 2009 dhe janë prindër të një fëmije, vajzës Tarës. Tani që të dy kanë krijuar jetë të re, por vazhdojnë të jenë prind të përkushtuar. Teuta tashmë është martuar me Adionisin me të cilin ka dhe një vajzë, ndërkaq Blero do të martohet shumë shpejt me modelen Afrona Duka.

blero vip 2 soni vip rovena vip floriana vip aurela vip 1
<
>

Inva Mulaj-Pirro Çako
Tashmë kanë kaluar disa vite nga divorci i famshëm i çiftit Inva Mulaj dhe Pirro Çako. Ata nga kjo martesë kanë djalin Anthony Çako, i cili pas ndarjes së prindërve vendosi të jetonte në Francë me nënën e tij, duke qenë se aty kishte shkollën dhe miqtë. Sopranoja shqiptare është martuar përsëri me biznesmenin e pasur shqiptar Ethem Ramadani ku edhe nga kjo martesë ka një vajzë. Muajve të fundit është folur rreth një ndarje të mundshme të çiftit por që asgjë nuk është vërtetuar, ndërkaq Pirro mbetet ‘romantiku i përjetshëm’ pranë të cilit ende nuk është konfirmuar një femër.
Altuna Sejdiu- Rilind Reka
Këngëtarja shkupjane dhe Rilindi, djali i ish-ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, ndanë rrugët në vitin 2011. Arsyet ishin nga me të ndryshmet. Tuna më vonë krijoj një lidhje të re dashurie me reperin e njohur Cozman, por edhe kjo lidhje nuk eci. Ndërkaq këngëtarja Tuna është martuar me bateristit Patris Berisha me të cilin ka dhe një djalë të quajtur Tian.
Edona Llalloshi – Gazmend
Disa vite më parë u martua edhe këngëtarja Edona Llalloshi, por nuk i eci martesa, ajo kur pati deklaruar së u nda nga bashkëshorti, tha se është munduar ta mbajë martesën, por fati i saj ishte që të ndahen. Ajo tashmë është e martuar me një tjetër burrë, Gazin, dhe ka dy fëmijë.
Soni Malaj- Mriko Lucarelli
Dy të rinjtë u njohën dhe u dashuruan në spektaklin e vallëzimit “Dancing with the stars”. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre duke u martuar. Mirëpo pas 4 vjetësh, martesa e këngëtares Soni Malaj me balerinin italian Mirko Lucarelli merr fund. Ata janë prindër të një vajze Anna, dhe pas ndarjes e tërë dashuria e tyre shkon për Annën e vogël. Tashmë Soni është në një lidhje katër vjeçare me Klevin ku kanë nisur dhe bashkëjetesën.
Erleta Hoti- Kastro Zizo
Kanë kaluar më shumë së 3 vjet që nga ndarja e Kastros me vajzën e njohur të ekranit kosovar Erletën. Ata ishin martuar në vitin 2012 në një ceremoni private dhe jetonin të dy në Prishtinë. Nia është vajza e tyre nga kjo martesë. Kujtojmë se Erleta ka qenë gruaja e dytë e Kastro Zizos ndërkaq këngëtari i njohur ka qenë martuar më parë me Jola Parapanin me të cilën ka dhe një djalë të quajtur Dankan. Për momentin Kastro, si tip i paqëndrueshëm në lidhjet e tij nuk është një marrëdhënie edhe pse para një viti spekuloi për një martesë të tretë, por që rezultoi një trill i këngëtarit.
Sabri Fejzullahu:
Edhe Sabri Fejzullahu, babai i Ermal Fejzullahut, ishte i martuar me dike tjetër para Nerës. Arsyet e ndarjes këngëtari thotë se kanë qenë jo për shkak të ndonjë moskuptimi apo xhelozie, por për shkak se këndvështrimi i tyre për artin ishte i ndryshëm. Tashmë këngëtari është prej shumë vitesh i martuar me Nerën dhe është baba dhe gjysh i lumtur.
Aurela Hoxha- Admir Ismajlukaj
Në fillim, Aurela Hoxha fliste për një marrëdhënie të pastër, mes dy të rinjsh që u njohën në shkallët e pallatit. Ajo e sapo ardhur në Tiranë dhe ai po ashtu nga Tropoja, rastisën komshi dhe nisën dashurinë e tyre gati 13 vjeçare. Prej 10 vitesh të martuar, në fund të verës, ish-bashkëshorti i modeles iu drejtua gjykatës me pretendimin se Aurela nuk përmbush detyrimet familjare. Modelja duket se nuk e vuri ujin në zjarr edhe pse thashethemet që u përmendën në shkrimet e ndarjes, e sulmuan si tradhtare. Këtë pjesë, ajo deshi ta mbajë private, ndërsa për publikun si për t’u shfajësuar, u kujdes t’i dhurojë foto seksi në rrjetet sociale. Ndërkaq ‘Gazeta Shqiptare’, zbuloi vetëm një ditë më parë se ajo ka nisur romancën dy-vjeçare me Albanin nga Miloti ku dhe bashkëjetojnë në Spanjë.
Rovena Dilo- Florian Riza
Rovena Dilo prej kohësh nuk po kalonte kohë të mira në jetën e saj. Pas problemeve që pati në verë mbi pronësinë e lokalit, “fati i keq” sërish nuk iu nda. Partneri i saj Florian Riza iu drejtua gjykatës, ku kërkoi divorcin pas 10 vitesh marrëdhënie me Rovenën. Ish-futbollisti i njohur pretendoi në kërkesë-padi se martesa e tyre kishte humbur kuptimin dhe ishte kthyer thjesht në diçka formale. Përkundër publikimit të faksimiles në media, Rovena Dilo nuk bëri asnjë përpjekje të qartësojë arsyet e ndarjes me partnerin, por këngëtarja u hodh në krahët e një tjetri, kësaj here për të vallëzuar në skenë. Me pjesën artistike, po njësoj si koleget e saj, Rovena Dilo u mundua ta anashkalojë situatën jo të mirë në të cilën publikisht, u gjend papritur. Ndërkaq tashmë këngëtarja përflitet se është në një romancë disa-vjeçare me balerinin dhe njëkohësisht edhe partnerin e saj në “Dance with the stars”, Eltion Merja ku përflitet se kanë nisur prej vitesh edhe bashkëjetesën.
Floriana-Tedi Ngjela
Ndarja e moderatores së “Jo vetëm modë”, Floriana Garo bëri shumë bujë edhe pse asnjëherë nuk u arrit të zbulohej shkaku i saj. Durrsakja 28-vjeçare nisi historinë e dashurisë me ish-partnerin në Amerikë, braktisi jetën atje për t’u rikthyer në Shqipëri. Ashtu si koleget, as Floriana nuk deshi të shprehet për arsyet që e çuan në ndarjen me të fejuarin, milionerin Tedi Ngjela. Edhe pse mediat shkruan se marrëdhënia e tyre kishte kohë që ishte ftohur, për shkak të udhëtimeve të shpeshta dhe karrierës së moderatores, ajo nuk i dha asnjë shpjegim fansave, të cilëve nuk kishte lënë gjë pa iu rrëfyer nga raporti me Tedin. Tashmë prej dy vitesh Floriana jeton në Vjenë të Zvicrës e martuar me biznesmenin dhe avokatin Enis Daci me të cilin ka dhe një vajzë, Adian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.