Kosova

Mogherini presion Kosovës: Hiqni taksën, të vazhdoj dialogu me Serbinë

09:08 - 13.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini deklaroi se duhet të hiqet taksa ndaj mallrave serbe në Kosovë, në mënyrë që të vazhdojë dialogu mes dy vendeve.




Në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit në OKB, Mogherini kërkoi që marrëveshja finale të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare por edhe të ketë mbështetjen nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

“Roli juaj është dhe duhet të jetë kyç, ne jemi gati, unë personalisht, që t’i shtyjmë bisedimet me të gjitha anëtaret e Këshillit të Sigurimit në OKB”, deklaroi ajo, teksa përmendi edhe prioritetet e Politikës së Jashtme të BE-së në zgjidhjen e çështjen e Ballkanit.

“Për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit është e nevojshme heqja e taksës të vendosur nga Qeveria e Kosovës. Në të njëjtën ditë kur hiqet taksa, menjëherë do të ftojë një takim të ri të dialogut në mënyrë që të arrihet deri te marrëveshja e nevojshme që duhet t’i zgjidhë të gjitha pyetjet e hapura dhe të normalizojë raportet mes Beogradit dhe Prishtinës”, u shpreh ajo.

Mogherini theksoi se edhe pse kryeson dialogun, ai nuk i takon “as mua, as BE-së, por palëve në proces”.

“Atyre u takon të arrijnë marrëveshje që do të jetë e pranueshme për të gjitha palët”, theksoi ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.