EKONOMI

Tatimet: Transaksione me para në dorë, ja kur gjobiteni

13:35 - 13.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u kujton tatimpaguesve se mund të kryhen transaksione shitjeje ose blerjeje me para në dorë deri në shumën 150 mijë lekë. Transaksionet mbi këtë shumë duhet të kryhen detyrimisht në rrugë bankare. Në rast se vlera e transaksionit me para në dorë është më e madhe se kjo shumë, atëherë ligji parashikon penalitet në masën 10% të vlerës së secilit transaksion.




“Ky dënim do të zbatohet si për blerësin, edhe për shitësin, nëse të dy janë persona juridikë dhe/ose fizikë tregtarë dhe blerësi ka paguar direkt shitësin me para në dorë”, shpjegojnë Tatimet. Por, edhe në rast se blerësi ka paguar me para në dorë në llogarinë bankare të shitësit, dënimi zbatohet vetëm ndaj blerësit. Ashtu sikurse nëse shitësi i autorizuar nga blerësi, për likuidimin e transaksionit ka tërhequr me para në dorë nga llogaria bankare e blerësit, dënimi zbatohet ndaj shitësit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.