BLUETOOTH

Zoti Rama, tani si dhëndër i ri ndërroni ndonjëherë kostum

16:00 - 13.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Zoti Rama, tani si dhender i ri ndërroni ndonjëherë kostum
E kemi shumë të qartë se për politikanët me axhendë të ngjeshur ditore, është shumë e vështirë koha që në takime të rëndësishme të kenë kohë edhe të ndërrohen. Por kur vjen puna te takimet publike, të paktën, edhe njerëzit që kujdesen për imazhin e tyre, duhet të merren edhe me këtë pjesë. Nuk ka sesi të mos vihej re një gjë e tillë edhe për veshjen e kryetarit të PS Edi Rama, në dy aktivitete shumë të rëndësishsme të ditës së mërkurë. Bëhet fjalë për inaugurimin e Rrugës së Paqes, ku ai u takua me Presidentin dhe Kryeministrin dhe do të ishte në vëmendjen e medias, ndërkohë që takimi zhvillohej paradite, ndërsa pas dreke, menjëherë kishte një tjetër aktivitet me shumë vëmendje mediatike: takimin me kreun e FIFA Platini. Dhe siç e shohim nga të dy fotot, si nga ajo ku shoqërohet nga zyrtarët e bashkisë, dhe në tjetrën me zyrtarin e futbollit, Edi Rama mban të njëjtën veshje. Mirë do të ishte të kishte ndonjë ndryshim.

Ky shkrim u botua më 23 Tetor 2010

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.