Kryesore

Video, takimi i plotë/ Basha mbledh elitën: T’i japim fund tranzicionit të zgjatur!

12:13 - 14.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur kanë mbetur dy ditë nga protesta e paralajmëruar e opozitës, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka organizuar sot një tryezë të titulluar “Arti në mbrojtje të Demokracisë” me aktorë dhe intelektualë.




Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se ‘Aleanca për mbrojtjen e teatrit”, është frymëzuese, ndërsa u kërkoi të pranishmëve këshilla për të kapërcyer këtë krizë politike. “Qytetarët shqiptarë janë përgjigjur thirrjes se opozitës për t’u ngarkuar në një aksion opozitar me protesta. Opozita u është përgjigjur me djegien e mandateve. Duhet të marrë fund edhe në ‘de juro’ dhe ‘de facto’.

Shkaktuan këtë krizë, efekti i të cilës është emigracioni dhe po kaq shqetësues vrasja e shpresës. Duhet ta ndalim këtë. Opozita, PD dhe unë jemi të vendosur që këtë betejë të mos e shohim jo vetëm për largimin e kreut të këtij regjimi, por edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të reformuar të gjitha këto aspekte. Të gjithë bashkë pavarësisht bindjeve politike dhe në veçanti elita e vendit të japë kontributin e saj për t’i dhënë fund këtij tranzicionit të zgjatur.

Vlera kryesore e të qeni bashkë në këtë tryezë është marrja e mendimit tuaj në mënyrë të hapur natyrisht pa dorashka me frymë realiste dhe kritike si një hap i parë të një reflektimi të thellë edhe brenda opozitës për sa i përket një misioni të gjatë”, deklaroi Basha ndër të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.