BOTA

I bëri varrin Putin, burg për aktivistin rus

11:08 - 14.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aktivist në Rusi ka krijuar një varr për presidentin rus, Vladimir Putin, duke vendosur fotografinë e tij dhe “vitet e jetës” 1952-2019.




Por, ai ka dalë përpara drejtësisë dhe për këtë veprim është dënuar me 28 ditë burgim.

Aktivisti Karim Yamadayev është dënuar në qytetin, Naberezhnye Chelny për shkelje të ligjit, duke krijuar vazhdimisht ngjarje të tilla publike.

Ai deklaroi se ka e bërë një gjë të tillë kundër një projektligji për “kufizimin e internetit” në Rusi, duke thënë se kjo masë kërcënon lirinë e shprehjes.

Të mërkurën Rusia miratoi dy projektligje që ndëshkojnë mosrespektimin e autoriteteve dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Në projektligjin e parë përfshihet “mosrespektimi” i shtetit, zyrtarëve dhe shoqërisë ruse, dhe përsëritja e këtyre veprave mund të dënohet me 15 ditë burgim.

Ndërsa projektligji i dytë ndalon shpërndarjen e “informacioneve të rreme që lidhen me interesin publik”.

Këto projektligje janë dënuar ashpër nga gazetarë, aktivistë dhe  mbrojtësit e të drejtave të njeriut, të cilët kanë thënë se ato cenojnë lirinë e fjalës dhe janë të paqarta.

Sipas tyre nën qeverisjen e Putinit, shteti rus ka fituar kontrollin e një pjese të madhe të kanaleve televizive, prandaj zërat opozitarë dëgjohen më së shumti përmes rrjeteve sociale.

Kësisoj, projektligjet për “kufizimin e internetit” do të shërbenin kundër tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.