Bota

Bllokimi i Facebook dhe Instagram, dëm për kompanitë e rëndësishme

09:39 - 14.03.19 Gazeta Shqiptare

Gjatë ditës së mërkurë, Facebook ka pësuar ndërprerjen më të rëndë në histori, ku shumica e opsioneve të këtij rrjeti social nuk ishin funksionale për gjithë përdoruesit në mbarë botën.



Hera e fundit kur Facebook ka pësuar një ndërprerje të ngjashme, ka qenë viti 2008 kur kishte 150 milionë përdorues, ndryshe nga 2,3 miliardë që ka sot.

Gjithashtu nga ky problem u prek edhe platforma tjetër, Instagram. Sipas BBC, shumë kompani që punojnë me Facebook ishin nën panik për orë të tëra.

Shkaku i këtij problemi nuk është bërë ende publik, teksa përmes një deklaratë zyrtare Facebook njoftoi se: “Jemi në dijeni se njerëzit kanë probleme me Facebook dhe aplikacionet e tjera të grupit tonë. Po punojmë për ta zgjidhur sa më shpejt”.

Ende mëngjesin e së enjtes (me orën shqiptare) nuk ka një deklaratë të dytë ku të konfirmohet se problemi është zgjidhur plotësisht, apo të zbulohet shkaku i tij.

Në përgjigje të thashethemeve të postuara në rrjetet e tjera sociale, kompania tha se ndërprerja nuk ishte rezultat i një sulmi të njohur si “Distributed Denial of Service”, një lloj sulmi kibernetik që prek rrjetet me trafik shumë të madh online.

Gjatë kohës që Facebook dhe Instagram ishin jashtë funksioni, shumë përdorues i kthyen sytë nga Twitter, ku edhe ironizuan dy platformat më të mëdha sociale.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *