BOTA

Ekzekutohet para shtëpisë bosi i familjes mafioze Gambino

13:28 - 14.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bosi i familjes kriminale Gambino në New Jork, Francesco Calì, është ekzekutuar mbrëmjen e 13 marsit përpara rezidencës së tij në Staten Island.




Ai është qëlluar gjashtë herë me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë pak kohë më pas në spital.

Sipas autoriteteve amerikane, Calì “është një njeri me influencë dhe me fuqi të madhe mbi anëtarët e familjeve kriminale italiane në SHBA dhe në Itali”.

Italo-amerikani Francesco Calì, i njohur ndryshe si “Frank Boy”, ka lindur në vitin 1965 dhe njihet si “ambasador për gangsterët siçilianë” të Palermos.

Familja Gambino është një nga pesë familjet historike të mafies italo-amerikane në SHBA, së bashku me familjet Xhenovese, Lukese, Kolombo dhe Bonanno.

Bosi më i njohur i familjes Gambino ka qenë Xhon Goti, ku në vitin 1992 u arrestua dhe u dënua për të paktën 13 vrasje, por vdiq në burg në vitin 2002.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.