AKTUALITET

Ervin Mata i bën kërkesë Prokurorisë: Dua të dëshmoj!

13:53 - 14.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ervin Mata, pasi u la i lirë nga gjykata, i është drejtuar sot me një kërkesë organit të akuzës. Gazeta Shqiptare mëson se Mata ka kërkuar nga prokurorët e çështjes të marrin edhe dëshminë e tij lidhur me ngjarjen e rëndë në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha. Mësohet se Prokuroria e ka administruar këtë kërkesë dhe do ta marrë në pyetje javën e ardhshme.




Ervin Mata iu shmang drejtësisë për gati 5 muaj. Mbi 32-vjeçarin Ervin Mata janë ngritur akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ai do vazhdojë të hetohet për përfshirjen ose jo në vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt dhe miku i tij Elio Hato, mbrëmjen e 4 tetorit 2018, në zonën ish-Bllokut në Tiranë.

Ervin Mata, i fejuari i këngëtares Elvana Gjata, u lirua nga gjykata vetëm nën masën e detyrimit të paraqitjes. Vendimi i shkallës së parë është apeluar nga Prokuroria, e cila kërkon kthimin në burg të biznesmenit.

Sipas institucionit të akuzës, gjykata nuk i ka vlerësuar drejt provat dhe faktet duke caktuar një masë sigurie, që nuk i përgjigjet rëndësisë së ngjarjes.

Për momentin në burg, mbahet vetëm Ervis Martinaj, ndërsa vijon të jetë në arrati komando Meviol Bilo, i cili dyshohet se qëlloi në drejtim të Fabian Gaxhës, në momentin kur ky i fundit nxori armën dhe qëlloi në mes të lokalit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.