SPORT

Futbolli kolumbian tronditet nga skandalet seksuale te gjyqtarët

14:28 - 14.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një skandal seksual ka përfshirë botën e gjyqtarëve në Kolumbi. Nën akuzë është Oskar Hulian Ruiz, një nga gjyqtarët më të mëdhenj amerikano-jugorë, që mund të jetë përgjegjës për ngacmime seksuale dhe shantazhe ndaj kolegëve të tij. Akuzuesit janë Harold Perija dhe Karlos Çavez, që janë deklaruar viktima të Ruiz. Fjalët e Perijës nuk lenë vend për interpretime. “Nga viti 2007 e deri kur lashë gjykimin, Ruiz më ka ngacmuar vazhdimisht. Kërkonte të më prekte testikujt dhe hidhte fjalë me nënkuptim. Thoshte se mund të më ndihmonte që të shkoja larg sepse kishte shumë pushtet”. Perija është tërhequr prej pak kohësh nga arbitrimi dhe thotë se Ruiz kishte në dorë të zgjidhte dhe anëtarët e kryesisë së Shoqatës së Arbitrave, organi që cakton gjyqtarët.




Por Perija nuk e lë më kaq dhe sulmon edhe Imer Mashadon, ish-gjyqtar ndërkombëtar dhe anëtar i Këshillit të Gjyqtarëve së federatës kolumbiane. “Erdhi pranë meje dhe më preku testikujt. Ishte e tmerrshme. Pastaj më kapi nga të ndenjurat dhe nisi të flasë për punën time. Në atë rast nuk e denoncova, por po e bëj tani”. Protagonisti tjetër, gjyqtari Karlos Çavez, ka rrëfyer një episod. “Ruiz më ka prekur testikujt kur po dilja nga dushi, duke më thënë se kjo ishte një formë pagese”. Në Kolumbi gjatë këtyre ditëve kanë shpërthyer skandale seksuale të mëdha, që kanë përfshirë dhe Kombëtaren e Femrave dhe përfaqësueset e moshave. Por emri i Oskar Ruiz është një emër që nga ato anë ka shumë peshë. Ka gjykuar në Botëroret 2002, 2006 dhe 2010, ndërsa është zgjedhur në disa raste gjyqtari më i mirë në Amerikën e Jugut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.