SPORT

Hysaj: Luaj kudo që të më thotë Ançeloti

11:25 - 14.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elseid Hysaj ishte krah trajnerit Karlo Ançeloti në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes së Napolit në Salcburg, ku do të përballet me Red Bullin vendës. “Duhet të luajmë me përqendrimin e duhur, pa frikë, duhet të jemi të qetë dhe të mbahemi mirë në një stadium të nxehtë. Ndeshjen duhet ta luajmë pa menduar rezultatin e sfidës së parë. E dimë që kanë lojtarë të mirë, e treguan dhe në Napoli ndonëse ne fituam 3-0. Duhet të qëndrojmë të qetë. Jemi mirë fizikisht dhe luajmë një futboll të bukur, ndaj na duhet t’i japim vazhdimësi kësaj rruge”.




Hysaj është gati të luajë kudo që mister Ançeloti ta kërkojë, duke parë dhe emergjencën në mbrojtje për skuadrën napoletane, ndërsa ëndërron të shënojë golin e parë me këtë fanellë. “Jemi 23 lojtarë në skuadër dhe ndonëse mungojnë elementë të rëndësishëm, jemi të gatshëm të sakrifikohemi për të bërë mirë. Golin e pres prej shumë kohësh, kam kohë që do të jepja gjithçka për një gol, por nuk po vjen. Jam i qetë dhe nëse arrij të shënoj do të isha i lumtur”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.