POLITIKË

Kryemadhi: Politika nuk ekziston, ka dalë nga shinat

13:30 - 14.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së nga Elbasani, ku po festohet ‘Dita e Verës’, ka uruar shqiptarët, ndërsa u shpreh se sot politika nuk ekziston.




“Kjo ditë nuk ka lidhje me politikën sepse politika nuk ekziston më në Shqipëri. Se po të ekzistonte do të kishim gjykata, do të kishim parlament legjitim, një ekonomi më të mirë e mundësi më të mira.

Politika ka dalë nga shinat e saj. Politika nuk është as e ngrirë as e shkrirë, nuk ekziston më prandaj në këtë ditë vere duhet të ringjallen parimet”, – u shpreh Kryemadhi.

Ndërkohë, kujtojmë këtu se të shtunën opozita e bashkuar ka paralajmëruar protestën e radhës para Kryeministrisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.