BLUETOOTH

Monika Kryemadhi amvisë, bën bakllavanë e festës

12:05 - 14.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Çfarë ndodh në familjen e Ilir Metës për tryezën e Vitit të Ri. Iliri, Monika dhe 3 fëmijët e tyre kanë vendosur që ta festojnë këtë vit në shtëpi, madje po merren vetë me përgatitjet

Dhe ja ku na vjen aroma e shtëpisë, vjen po ashtu edhe bakllavaja e traditës së përhershme të vitit të Ri. Po këtë herë, jo nga nënat tona nëpër shtëpia. Të rinjtë e kanë humbur traditën. Femrat e sotme, nuk tëhollin më petë për bakllavanë. Por nuk ndodh e njëjta gjë në shtëpinë e zv.kryeministrit. ndërsa ky i fundit nuk e ka akoma të qartë se ç’bëhet me festat, Vitin e Ri, bredhin e zbukurimet, sepse është totalisht i angazhuar në Shkodër, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ka zgjedhur ditën e mërkurë që të fillojë përgatitjet e bakllavasë. Ka vënë një përparëse, ka mbledhur të gjitha harxhet përpara, dhe me një pec në dorë, është duke shtruar petët e bakllavasë që do konsumoj këtë fund vit me bashkëshortin e vet dhe fëmijët. Dhe sikurse thotë Monika, është shumë tradicionale, po ashtu edhe familja. Nuk do të mungojë në tryezën e saj gjeli i Detit dhe as përsheshi. Nuk do të mungojnë miqtë dhe të ftuarit për natën e ndërrimit të viteve. Dhe për këtë natë, për t’i kënaqur të gjithë, Mona, ka filluar punën që në 22 dhjetor.
Po a di Monika?
“Unë nuk di? Unë i shtroj shumë mirë petët. Gjithmonë kam ditur. Unë edhe bukën e bëj vetë, edhe petët e byrekut i shtroj vetë. Më vjen pak keq për petët e bakllavasë se më duket se ishte mielli i keq dhe nuk mu hapën mirë, por besoj kur të piqet, mirë do dalë”.
Ky është arsyetimi i Monikës, e cila, gjatë pasdites edhe e ka pjekur bakllavanë e bërë por që ndërkaq, ankohej se “i dhimbte” gjithë trupi për shkak të të qëndruarit në këmbë dhe bërjes së petëve.


Festa
Nata e vitit të Ri 2011, nuk do të ketë ndryshime nga të tjerat. Për Monikën, festa ka trokitur në familjen e saj që në fillim të dhjetorit, kur në shtëpi, së bashku me fëmijët, u përgatit pema e vitit të Ri. E mandej, janë fëmijët që presin dhuratat, ashtu sikurse në çdo familje tjetër. Pse Iliri është kryetar i LSI dhe sakaq edhe zv.kryeministër, për familjen e tyre nuk ndryshon asgjë nga përgatitjet e zakonshme. Edhe të gjitha ato që do të përgatiten për natën e Vitit të Ri, Monika thotë se do ti bëjë vetë, kuptohet, me ndihmën e mamasë së saj. Kështu, nën aromën e bakllavasë duke u pjekur në furrë, edhe fëmijët e saj e ndjejnë atmosferën e festës që po vjen, pavarësisht se babai i tyre është ende i impenjuar në qytetin e Shkodrës.

Gatimi

“Unë nuk di? Unë i shtroj shumë mirë petët. Gjithmonë kam ditur. Unë edhe bukën e bëj vetë, edhe petët e byrekut i shtroj vetë. Më vjen pak keq për petët e bakllavasë se më duket se ishte mielli i keq dhe nuk mu hapën mirë, por besoj kur të piqet, mirë do dalë”.

Impenjimi

Edhe të gjitha ato që do të përgatiten për natën e Vitit të Ri, Monika thotë se do ti bëjë vetë, kuptohet, me ndihmën e mamasë së saj. Kështu, nën aromën e bakllavasë duke u pjekur në furrë, edhe fëmijët e saj e ndjejnë atmosferën e festës që po vjen, pavarësisht se babai i tyre është ende i impenjuar në qytetin e Shkodrës.

Ky shkrim u botua më 25 dhjetor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.