AKTUALITET

Operacioni në Shkodër, Rama: Sot Shkodra, më e qetë e më e sigurt!

12:28 - 14.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar në Shkodër, ku u arrestuan 11 persona, si dhe 5 të tjerë u shpallën në kërkim. Grupi i “fajdexhinjve” kishte në përbërje dhe një ish-kancelar dhe një noterë, të cilët regjistronin në emrat e tyre, pronat apo pasuritë e personave, të cilët nuk kishin mundësi për të paguar paratë e marra hua.




Përmes një postimi në Tëitter, Rama përgëzon forcat e policisë për operacionin, ndërsa shkruan se Shkodra sot është më e qetë dhe më e sigurt.

Postimi i plotë:

Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase #RESPEKT


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.