AKTUALITET

“Të arrijë konsensus”, Massafra mesazh politikës

14:52 - 14.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ndërsa kanë mbetur edhe dy ditë nga protesta e radhës e opozitës dhe situata politike nuk është më e mira, arqipeshkvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra, ka bërë thirrje për paqe dhe zgjidhje të konflikteve politike mes palëve të përfshira.




Gjatë aktivitetit të paraqitjes së Nxitjes Apostolike të Papa Françeskut, aktivitet i zhvilluar në famullinë e Shkodrës në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”, Massafra theksoi se në këtë kohë kemi nevojë të rifitojmë gëzimin.

“Në këtë kohë kemi nevojë të rifitojmë gëzimin. Problemet në këtë kohë janë të mëdha. Urojmë që politika të arrijë një konsensus. Me ndihmën e ndërkombëtarëve të arrihet konsensusi”, – ka thënë ndër të tjera Angelo Massafra.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Nunci Apostolik në Shqipëri Charles John Broën i cili edhe pse ka pak kohë në Shqipëri mesazhin e tij e dha në gjuhën shqipe. Atë Gazmend Tinaj ishte një prej relatorëve bashkë me dom Lorenzo Carlo Rosseti të cilët folën për Nxitjen Apostolike të Papa Françeskut. Nxitja apostolike e Papa Françeskut “Gëzoni e Galdoni” është një thirrje për ta shenjtëruar jetën në botën bashkëkohore


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.