BLUETOOTH

Zani Çaushi bëhet baba në burgun e Burrelit. Pas martesës me Arjanën vjen në jetë djali i parë i tij

16:00 - 14.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Zani Çaushi i forti i Vlorës, i akuzuar për rrëmujat e vitit 1997, është bërë baba i një djali pas martesës më Arjanën, martesë e cila u krye në burg. Zani u fejua me të në 2007, pas një njohje disa vjeçare. Ajo jeton në qytetin e Burrelit, ku Zani ka pasur shok të ngushtë Luçanon e ky ka qenë edhe momenti i njohjes së tyre.

Nëntë muaj më vonë, në prani të drejtorit të burgut, të ëmës dhe vëllait të Arjanës dhe drejtuesit të gjendjes civile ata lidhën martesë. Arjana ishte veshur shumë thjesht dhe ceremonia ishte po ashtu, duke qenë se numri i personave pjesëmarrës ishte i reduktuar. Në fund të shtatorit 2010 erdhi në jetë fëmija i parë i Zani Çaushit, që është djalë. Urimet për të fortin e Vlorës, kanë qenë të shumta nga miq dhe të njohur, ndërkaq që Zani e takon të birin dhe gruan sipas grafikut të caktuar nga kreu i burgut të Burrelit. Në këtë foto të djalit të Zanit shihet shumë ngjashmëria mes tyre, sidomos në pjesën e syve që at e bir i kanë me ngjyrë.

Ky shkrim u botua më 29 janar 2011


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.