BOTA

Zgjedhjet presidenciale amerikane, demokratët kanë një tjetër kandidat

12:46 - 14.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-politikani Beto O’Rourke ka deklaruar se do të kandidojë në zgjedhjet amerikane të vitit 2020.




“Jam i lumtur për atë që El Paso ka arritur gjatë këtyre viteve dhe për atë që përfaqëson. Qyteti është shembulli më i mirë i këtij vendi dhe se çfarë përfaqësojnë njerëzit e tij”, ka thënë O’Rourke për televizionin lokal të qytetit të tij El Paso.

Beto O’Rourke, i lindur në vitin 1972, është biznesmen dhe politikan nga Teksasi. Ai ka qenë pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve nga viti 2013 deri në janar të vitit 2019, ndërsa më parë ka qenë pjesëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit El Paso.

Ai kandidoi për një vend në Senat, por u mund me vetëm 3% nga Ted Cruz, ish-kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Gara për Beto O’Rourke brenda Partisë Demokratike do të jetë shumë e vështirë, duke parë se ka sfidantë të tillë si Bernie Sanders, Kamala Harris, Cory Booker apo Elizabeth Warren, duke pritur për ish-zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, për të cilin gjithashtu përflitet se do të kandidojë në këto zgjedhje.

Anketat e hershme mbi garën presidenciale 2020, e kanë renditur vazhdimisht zotin O’Rourke lartë në listën e kandidatëve, pas ish-nënpresidentit Joe Biden dhe senatorit nga Vermonti, Bernie Sanders.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.