AKTUALITET

Aktori Kastriot Shehi: “Në Itali përvesha mëngët..”

19:58 - 15.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një përvojë e mirë në kinemanë dhe teatrin italian i ka dhënë famë aktorit shqiptar, Kastriot Shehi. Jeta e tij ka një histori plot mundim e sakrifica për t’ia dalë në krye. Ai është arratisur me anije në vitet ’90 nga Porti i Durrësit për të prekur brigjet italiane. Një kërkim i thjeshtë në internet na liston role të shumta në seriale të ndjekura si “Squadra antimafia”, “L’intelligenza” apo dhe shumë projekte të tjera në Shqiperi. Atje studioi në  “Commedia Dell’Arte”, Venecia.




“Nuk do e harroj kurrë çastin kur u përballa me grykën e armës së ushtarit në port. Ishte impresionues. M’u krijuan brenga ndërsa anija largohej nga brigjet…” –këto janë copëza të asaj që i ka mbetur në kujtesë nga momentet e para kur u largua, krejt i vetëm. “Kriza ishte kur mendoja se kisha lënë në shtëpi pa lajmëruar mamanë dhe motrën. Qanin me javë të tëra. Nuk e dija as vetë, dola nga shtëpia me qëllimin që do ikja.”- kështu kujton Shehi gjatë bisedës me Anilda Kaçaçin në episodin më të ri të “Dikush” në “Youtube” të “Gazeta shqiptare.al”. Vitet nuk patën asnjë efekt që ai të hiqte dorë nga aktrimi. Së shpejti e shohim në kinema dhe festivale ndërkombëtare filmash, ndërsa vijon me xhirime për projekte të saponisura.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.