BLUETOOTH

Bleona Qereti: Kam shumë kohë pa bërë seks

16:00 - 15.03.19 Gazeta Shqiptare

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Bleona Qereti: Kam shumë kohë pa bërë seks



Ka mbërritur në Tiranë e shoqëruar si gjithnjë nga prindërit e saj dhe qenushi. Bleona Qereti viziton Tiranën këtë herë për të promovuar këngën e saj më të re “Take you over”. Me çiltërsinë dhe thjeshtësinë që e karakterizon, Bleona i është përgjigjur edhe pyetjeve rreth jetës private, apo rreth fotove që qarkulluan pak kohë më parë online, ku shfaqet topless.


Kënga
Hiti që këngëtarja ka sjellë është fryt i një pune disa vjeçare me një skuadër të suksesshme në Amerikë. “Take you over”, është një produksion i “Rockstar”, një prej kompanive më të famshme në SHBA. Kënga ka kohë që ka përfunduar, por Bleona pasi ka mbyllur dhe versionin remix, bërë nga disa prej DJ më të mirë të tregut ndërkombëtar, si DJs’ Ralphi Rosario, Rosabel, Dave Audé, Vein, Alessandro Calemme and DJ Obscene, e ka prezantuar këngën edhe në ‘I Tunes’. “Më pëlqen perfeksioni, dua që gjithçka të jetë perfekte, ndaj dhe mu desh kaq kohë ta sillja këngën”, thotë Bleona. E natyrisht që me skuadrën që ka, e tillë do të dukej edhe në klipin e këngës. Dennis Leupold, është edhe kuratori i imazhit që ajo ka zgjedhur. Emri i tij është shumë i njohur në Hollywood, si kuratori personal i Rihannës, Jennifer Lopez dhe shumë emrave të tjerë. Aktualisht hiti është pozicionuar si një prej këngëve më të pëlqyera nga “Billboardi” amerikan. E në fakt, kjo e ka emocionuar jo pak këngëtaren, e cila përlotet teksa flet për këtë sukses. Ndërkaq, po të njëjtin sukses, pritet të ketë edhe në vendet e tjera. Më tej në konferencën dhënë për mediat, ajo rrëfen rrugën e gjatë dhe të mundimshme që ka pasur drejt suksesit në SHBA. Ylli i “Take you over”, tregon se ka trokitur në shumë dyer vetë, por edhe pse nuk ka marrë përgjigje pozitive, nuk është dorëzuar. Prej tre vitesh tashmë Bleona ka në stafin e saj menaxherin e Rihannës, së bashku me shumë emra të tjerë të njohur, çfarë për të do të thotë një rrugë më e lehtë para. Ajo tregon se falë këmbënguljes së saj ajo ia ka dalë që të korrë sukses. “Mu desh shumë kohë që ta bindja Timbarland, por në fund ia dola. Turneu im në Shqipëri përgjatë 2012, ishte ai që e bindi plotësisht producentin e mirënjohur.

Jeta private
Krejt pa tabu flet edhe për lajmet që ditët e fundit kanë qarkulluar. Bukuroshja ka komentuar fotot ku shfaqej topless në plazhet e Turqisë me familjen. “Kam që në vitin 2002 që bëj plazh topless. Nuk është një risi për mua. Më pëlqen të nxihem në të gjitha pjesët e trupit, ndaj edhe zhvishem në plazh. Nuk e kam problem pse me mua është babi, ose mamaja. Të gjithë njohim shumë vajza që para babait nuk flasin, por shkojnë e bëjnë nga 3 aborte në vit. Unë këto nuk i bëj, por dal topless para babait tim. Nga ana tjetër flet edhe për fotot, ku u akuzua se ka celulit, duke përgënjeshtruar në këtë formë mediat që e shkruan lajmin. “Fotot janë një truk i kompanive të dietave në Amerikë. Ata e bëjnë këtë gjë thuajse me çdo personazh, i nxjerrin një foto, e modifikojnë deri diku dhe personazhi duket mbipeshë, që më pas kur të postojnë një foto të re, të tregohet se ka humbur peshë nëpërmjet produktit që reklamojnë. E bëjnë me shumë emra të njohur të showbizz-it, e bënë edhe me mua. Fill pas kësaj unë kam bërë një video në Snapchat, meqenëse është i vetmi vend që nuk mund ta modifikosh, për të treguar që nuk kam celulit dhe videon e ka regjistruar mamaja ime”, është shprehur Bleona. E pyetur rreth ‘one night stands’ (fjetjet për një natë), ajo tha se nuk është ‘fast food’ dhe edhe pse mund të pasqyrojë të kundërtën në media, është në fakt shumë konservatore. Këngëtarja vijoi duke thënë se gjatë gjithë jetës së saj mund t’i numërojë partnerët me gishtat e një dore, ndërsa shtoi se nuk ka bërë seks për një kohë shumë të gjatë. “Unë nuk po kërkoj për të kaluar natën me dikë, dua një baba për fëmijën tim dhe këto janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme”. Nuk mund të rrinte pa përmendur edhe ish-bashkëshortin, Ganiun. Edhe pse kishte menduar se një rikthim me të do të ishte i mundshëm, duket se i ka humbur shpresat. “Ganit i dërgova videon e këngës kur doli, por nuk më ktheu përgjigje. Me siguri po shijon lidhjen me të dashurën e re. Unë i uroj shumë lumturi”, përfundon këngëtarja.

Ky shkrim u botua më 19 Shtator 2015

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *