Kryesore

“Deputetët e rinj u shitën dhe blenë si të ishin bagëti në tregun e Milotit”

12:00 - 15.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lulzim Basha, kreu i PD-së, ka zhvilluar një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Durrësit, ku i ka ftuar që të marrin pjesë në protestën e nesërme.




Basha deklaroi se protesta e studentëve solli më herët pranverën, ndërsa komentoi edhe vendimin e disa deputetëve në listat e opozitës që pranuan të marrin mandatin e deputetit si dhe të atyre që refuzon ta djegin. Basha theksoi se deputetët e rinj u shitën dhe blenë nga qeveria si të ishin bagëti në tregun e Milotit.

“Shikoni si i trajton deputetët, si bagëti që shiten e blihen si në pazar të Milotit. A ka shenjë më të qartë të degradimit të këtij pushteti, sesa shit-blerja, e të ashtuquajturve deputetëve të opozitës së re si të ishin bagëti. Protesta e studentëve solli më herën pranverën dhe i parapriu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët. Rama u kap Në flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg. Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve”, – u shpreh Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.