Kryesore

Deputetët francezë: S’duam të ndërhyjmë në debatin e brendshëm shqiptar, por…

11:02 - 15.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy deputetët francezë Jacques Maire dhe Liliana Tanguy, në kuadër të vizitës në Shqipëri kanë zhvilluar takim me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla si dhe deputeten Blerina Gjylameti në Kryesinë e Kuvendit.




Ata kanë pohuar se synimi i vizitës së tyre në Shqipëri është forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa kanë komentuar edhe krizën politike në vend. Dy deputetët janë shprehur se nuk duan të ndërhyjnë në debatin e brendshëm shqiptar.

“Kemi ardhur për të diskutuar edhe për situatën politike. Është e rëndësishme të kemi diskutime nga afër dhe do kemi diskutime më të detajuara pas zgjedhjeve evropiane. Ne kemi ardhur për të përforcuar bashkëpunimin mes dy vendeve tona, ndërsa kemi pasur takime edhe me opozitën dhe me qeverinë dhe e kuptojmë qëndrimin e secilës parti. Nuk duam të ndërhyjmë në debatin e brendshëm shqiptar. Duhet konsensus edhe nga ana e publikut. Duhet të kemi parasysh edhe reformat që bën Shqipëria siç është reforma në drejtësi. Kam besim se do gjendet zgjidhje nga shqiptarët”, u shpreh deputeti francez Jacques Maire.

Ndërsa, deputetja tjetër franceze Liliana Tanguy theksoi: “Qëllimi i vizitës sonë është të forcojmë më shumë bashkëpunimin mes vendeve. Synojmë forcim të bashkëpunimit në turizëm dhe infrastrukturë. Duhet të intensifikohen marrëdhëniet edhe në planin e universiteteve. Ne duam që në Shqipëri të mësohet sa më shumë gjuha franceze. Unë u impresionova nga cilësia e mësimdhënies në Shqipëri. Është një ogur i mirë që në Shqipëri gjuha e parë e huaj të jetë frëngjishtja”, deklaroi ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.