AKTUALITET

Gramsh/ Elvisi i përlotur te familja Kishta, fëmija i kërkon bukë

22:37 - 15.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Historia e familjes Kishta ka tronditur publikun, pasi u transmetua të premten e kaluar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”. 6 frymë në mëshirë të fatit shtynë ditë në varfëri ekstreme në fshatin Mashan të Gramshit. Frymën gjallë e mbajnë me ndihmë ekonomike. Të ardhura të tjera nuk kanë.




E gjithë banesa e tyre përmblidhet në një dhomë të vetëm 2 me 3 metra katrorë. Kryefamiljari, Dhimitraq Kishta dridhet para kamerës teksa tregoi vështirësitë dhe hallet e rënda. Dëshiron me shpirt që fëmijët të kenë një ditë të bardhë asgjë më tepër.

“Unë quhem Dhimitraq Kishta, vetë i gjashti, jetoj në këtë dhomë me katër fëmijë. Punoj tokën, ndonjë miser, nuk kam mbjellë gjë këto kohë, gjerat janë shtrenjtë, nuk kam pasur mundësi as të mbjell grurë më. Drutë i marr në krahë në pyll 2 orë larg. Fëmijët kanë ftohtë. Energjinë ma paguan vëllai. Ujin e pijshëm nuk ma lidhën, nuk e paguaja dot. Shpresë nuk kam më. Kam vuajtur shumë nëpër spitale, gdhihesha neper lulishte kur i kisha të shtruar”

“Fëmija ka ftohtë, ca ti bëj. Ambienti nuk ngrohet fare. Vjen dreka do të hajë fëmija. Duan të lahen. Me ato 60 mijë lekë që marr nga ndihma as një thes miell nuk blej dot” thotë gruaja Sonila
Fëmijët janë nxënës të shkëlqyer në mësime. Pavarësisht skamjes ata nuk e fshehin të vetmen krenari kur thonë se në shkollë marrin dhjeta. Flenë përdhe, mësojnë në një hapësire të vogël me lagështirë, nuk i kanë mjetet e duhura shkollore, nuk kanë blerë kurrë rroba, këpucë të reja. Në shkollë paragjykohen dhe diskriminohen nga nxënësit e tjerë se janë të varfër. Kjo i lëndon thellësisht, por mbledhin forcat dhe ia dalin mbarë me mësime. Njëra nga vajzat ëndërronte të behet kirurge në të ardhmen por thotë se kjo është vetëm një ëndërr pasi ajo nuk ka mundësi të vijoje shkollën e lartë.

“Jeta është e vështirë nuk e përballoj dot” thotë vajza e familjes.

Sonila, e ëma rrëfeu se një vajzë i kishte vdekur rrugës për spital nga pneumonia. Për Vit të Ri Sonila u kishte gatuar fëmijëve hithra pasi nuk kishte asnjë ushqim tjetër në banesë.
Elvis Naçi udhëtoi në fshatin Mashan të Gramshit ku preku nga afër dramën e familjes Kishta. Në mes të dhomës së vogël është një sobë që më shumë nxjerr tym sesa ngroh.
Sonila, nëna e 4 fëmijëve nuk I përmban dot lotët dhe mezi i gjen fjalët e duhura. I tregon Elvisit se kjo është jeta e tyre e përditshme. “ Kështu jetojmë ne, në tokë flenë fëmijët. Fëmijët i kam me problem shëndetësore, vajza e vogël ka problem në mushkri. Soba jonë nuk ngroh ,është e shkatërruar. Vajzat I kam të dyja me 10-a në shkollë, më kërkojnë bukë veç, bukë të hanë”
Në këtë moment, vajza e vogël që mbante në krahë mesa duket e uritur i kërkon të ëmës, Sonilës bukë, por edhe vizitorit në dhomë.

Sonila vijon bisedën me Elvisin ku i thotë se kjo është jeta e tyre prej 14 vitesh.

“E mbajmë frymën gjallë me 60 mijë lekë të vjetra, fëmijët veç të mbushin barkun duan, kam dashur ti jap fund jetës, por me vjen keq për fëmijët, më mirë të vdes sesa të jetoj kështu”
Drama e fëmijëve nuk është vetëm lufta me urinë ata “durojnë” paragjykimet nga nxënësit në shkollë. Sonila thotë se ujin ua kanë ndërprerë edhe pse i kishin lutur punëtorët e ujësjellësit.
“Fëmijët më shkojnë të palarë në shkollë, nuk i pranojnë shokët, më thonë njerëzit përse nuk i lan fëmijët, përse nuk i pastron fëmijët më thonë, madje edhe më kanë sharë njerëzit. Nuk na hynë njeri në derë, nuk na përfill njeri, edhe fëmijët i mbajnë larg shokët ” shprehet e përlotur Sonila.

Duke venë re se brenda banesës është shumë ftohtë, Elvisi edhe pse është afruar pranë sobës i habitur thotë se nuk ndjen nxehtësi.

“Dje munda tu laja këmbët fëmijëve, u nxinë nga të ftohtit, nuk mund të rrimë më këtu më thanë”.

“Vajza më e madhe është në klasë të 8, më pyet vazhdimisht a do mund ta vijojë shkollën..por kushtet tona..”shprehet Sonila.

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” nuk ka ardhur duarbosh tek familja Kishta. U sollën fëmijëve ushqime dhe ëmbëlsira.

Elvisi i prekur i tha prindërve “I pamë lotët tuaj, na lejoni të merremi me hallet tuaja. I kuptojmë vështirësitë e mëdha të familjes suaj. Na lini të kujdesemi për ju dhe fëmijët”.

I ati i Sonilës tha se nuk ka mundësi të ndihmojë të bijën dhe mbesat e tij.

“Jetojnë në atë zonë të ftohtë të shkatërruar, vendosëm që ti marr të gjithë dhe ti tërheq këtu. Thashë që këtë periudhë të ftohtë ta kalojnë nga banesa ime” thotë i ati i Sonilës.

“Më vjen shumë zor të rri këtu me njerëz të nuses. Ndihmoj vjehërrin sa kam mundësi me tokën, me bagëtinë. Nuk mund të rri pa bërë gjë. Ëndërra ime është ti shikoj fëmijët që most ë vuajnë për të ngrënë për një strehë të ngrohtë, dua tu plotësoj dëshirën që të vijojnë shkollën, i kam me nota të mira” shprehet Dhimitraq Kishta, kryefamiljari.

“Për shkollën mundohem ti kap mësimet, por mund të këmi vështirësi të mëdha, kur të kthehem në banesë gjithcka do jetë si më parë” thotë vajza e familjes.

Elvisi: Kur familja u zhvendos në banesën e gjyshit, ne shfrtyëzuam këtë kohë që tu ndërtonim banesën e re…

(BalkanWeb)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.