Sport

Ikën Prenga, ish-trajneri i Partizanit merr drejtimin e Laçit

15:02 - 15.03.19 Gazeta Shqiptare

Laçi nuk do të ketë më në krye Besnik Prengën, ndërsa një tjetër do të marrë drejtimin e kësaj skuadre.



Prenga është larguar pas humbjes në takimin me Tiranën, çka ka bërë që drejtuesit Laçit të vihen menjëherë në lëvizje. Kështu, drejtimin e ekipit do ta marrë Sulejman Starova.

Ky i fundit, që pas largimit nga Ferronikeli, është prej disa kohësh i lirë. Kështu, ish-tekniku i Partizanit do të jetë trajneri i pestë në këtë edicion për ekipin kurbinas, që e nisi aventurën me Besnik Prengën, e më pas me Artan Mërgjyshin, pas shkarkimit të të cilit u emërua për pak ndeshje Migen Memelli. Prenga u rikthye sërish së fundmi, për t’u larguar prapë, duke ia lënë kështu vendin Sulejman Starovës.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *