AKTUALITET

Mesazhi prekës i Eugersës: Shqiptarët rreze drite për mua

22:40 - 15.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

18-vjeçarja Eugersa Bregu prej nëntorit të shkuar bashkëjeton me krevatin e sëmundjes, e tashmë dhe mes dilemës nëse do mundet t’ia dalë sklerozës së shumëfishte, një sëmundje e cila çdo ditë e më shumë po e çon drejt paralizës së plotë. Eugersa shpreson ende se ëndrra e saj nuk do të mbetet në mes, ndaj shpreson shumë se shqiptarët kudo ndodhen do të ndihmojnë familjen e saj dhe atë duke dhuruar atë çfarë ajo e konsideron me të drejtë: Jetë. Përmes një videoje ajo i drejtohet të ëmës së saj dhe gjithë shqiptarëve.




“E dashur mami, gjithmonë kam dashur të të bëj krenare. Pse jo? Të isha në një studio televizive, ku të ishe krenare për arritjet e vajzës tënde. Ëndrra ime ishte tu bëja krenare, të mësoja shumë, të shikoja që sakrificat tuaja të shpërbleheshin me notat që unë merrja në shkollë.

Të lutem nënë, të më falësh se sot do të jesh në studio për të kërkuar ndihmë për mua, për vajzën tëndë, që sot ka ndërprere gjithçka. I kujtoj me mall ditët kur më prisje tek dera, më buzëqeshje e më mbysje me të puthura, kur unë të thoja edhe sot e mora një 10!.

Më fal mami, se unë nuk e zgjodh dot sëmundjen apo shëndetin tim, unë zgjodha të të bëj krenare të mësoja por jo çdo gjë varet nga unë.

E di sa të vështirë e ka gjyshi që nuk më flet, sepse ndihet i keq ardhur që nuk më ndihmon dot.

Babi të dua shumë! Ju kërkoj të falur që sot po nxirrni në shitje gjithçka për mua.

Më ka marrë malli për shoqet e mia, çdo mëngjes takoheshim dhe e nisnim ditën me buzëqeshje, mësonim, më ka marrë malli të ulem në bangë me dy shoqet e mia.

Sot rrezikoj të mbetem në karrige, por e di se kam një shpresë se aty, nga studio e “Shqiptarët për shqiptarët” do të fillojë edhe një rreze drite për mua.

Unë sot jam e vogël por kurrë nuk do t’ua harroj shqiptarëve këtë që po bëni për mua.

Unë do të përpiqem me mish dhe me shpirt që të jem nxënëse e 10-ve. Një ditë edhe unë do ta nderoj vendin tim.

Mami, bëhu e forte dhe mbaji lotët. Të premtoj se një ditë do të bëhem mirë dhe nëse sëmundja ime vihet nën kontroll, do të jesh krenare të dalësh në televizione, si nëna më e mirë në botë, që edukoi një vajzë, që nderoi veten, ty, shoqërinë dhe vendin që e rriti. Ja kam borxh të gjithë shqiptarëve këtë premtim!

(BalkanWeb)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.