SPORT

Ndërhyn UEFA, ndryshon shortin për Sitin dhe Junajtidin

14:01 - 15.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I vetmi rregull i vendosur nga UEFA kishte të bente me dy klubet nga Mançesteri, Junajtidin dhe Sitin, të cilat nuk mund të luanin kurrsesi në të njëjtën ditë në qytet nëse nuk do të luanin me njëra-tjetrën. Pra, përpara fillimit të shortit, u përcaktua se do të kishte ndryshim të tij nëse kjo gjë do të ndodhte.
Ndaj, UEFA ka ndërhyrë për të ndryshuar shortin e sfidës Barcelona-Mançester Junajtid, që goglat e përcaktuan sfidën e parë në Katalonjë dhe të kthimit në Mançester, njëjtë si edhe Siti. Kështu, ndeshja nuk do të jetë më Barcelona-Junajtid, por Junajtid-Barcelona.




Tifozët mund të pyesin se përse UEFA nuk ndryshoi shortin e Totenhem-Mançester Siti, por atë të Barcelona-Mançester Junajtid, por drejtori i turneve në Nion, Xhorxho Marketi, pati theksuar që në krye të herës se ky spostim do t’i ndodhte ekipit të dytë në short.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.