SPORT

Shehi në dilemë për aktivizimin e Bregut

15:34 - 15.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skënderbeu shkon në sfidën e fundjavës ndaj Kukësit i relaksuar, pasi korçarët kanë siguruar biletën e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë pa luajtur duke qënë se Kamza, kundërshtari i tyre në këtë fazë u përjashtua nga gara. Në një situatë të tillë kampionia e vendit shihet si më e avantazhuar ndaj nënkampiones, por në fakt një situatë e tillë konsiderohet thikë me dy presa. Nëse është e vërtetë që Skënderbeu është më i kthjellët dhe i relaksuar, mos luajtja në Kupë bën që skuadra të ketë humbur ritmin, pasi stërvitja dhe miqësoret nuk kanë të njëjtin densitet si me ndeshjet zyrtare.




I vetmi avantazh në këtë shtyrje të kampionatit është fakti që lojtarë si Dejvi Bregu kanë mundësi të rikthehen më shpejt në fushë duke llogaritur me sfidat e luajtura, pasi është shtyrë kampionati me një javë. Ndërkohë stafi teknik e sheh si negative këtë ndalesë të garës apo mos luajtjen në Kupë, pasi lojtarët jo vetëm humbasin ritmin por u ndalën në një moment të mirë, pas atij barazimi 2-2 me përmbysje në Niko Dovana ndaj Teutës. Pikërisht nga ajo ndeshje Skënderbeu shpreson rikthimin tek rezultatet pozitive për t’iu rikthyer pretendimeve që për momentin mbetet zona europiane. Diferenca me Laçin e vendit të 4-t është vetëm dy pikë ndërsa Teuta e vendit të tretë gjendet 6 pikë përpara. Deri në fund janë edhe 12 javë kampionat ndërkohë që këtë fazë të tretë skuadra kampione e mbyll me një fitore të siguruar në tavolinë, pikërisht ndaj Kamzës së skualifikuar nga gara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.