BLUETOOTH

Tayna kopjon yllin botëror? Ja çfarë na bëri të dyshojmë

17:00 - 15.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tayna sapo ka publikuar klipin e saj për hitin më të fundit ‘Kce’. Në këtë klip, duket se Tayna është fokusuar plotësisht tek fuqizimi i vajzave, teksa në klip ka mbledhur një grup me vajza shumë seksi, ndër to dhe Kejvina, ish-velina e njohur e emisionit ‘Xing’ me Ermalin.




Nuk është çudi që Tayna ka ardhur me këtë koncept, të cilin tanimë e kemi parë gjerësisht si tek këngëtare të tjera shqiptare si Dhurata Dora, por dhe tek ato të huaja si Ariana Grande, pasi që me lëvizjen ‘Me too’, është përhapur gjerësisht trendi si në filma dhe në muzikë, i portretizimit të vajzave dhe grave që mbështesin dhe fuqizojnë njëra-tjetrën. Nuk e dimë nëse Tayna është inspiruar nga klipi i Arianës, ashtu siç ndodhi me klipin e këngës ‘Pow pow’, i cili ngjante shumë me klipin artistit afrikan Lava Lava, apo thjesht ka qenë një rastësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.