SPORT

Zhgënjimi i parë për Durmishjan, Greqia e lë jashtë

13:58 - 15.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë javëve të fundit, zgjedhja e Durmishajt për të përfaqësuar kombëtaren greke dhe jo atë shqiptare ishte lajmi që ka bërë më shumë bujë. Kjo zgjedhje nuk është marrë aspak mirë nga shqiptarët, të cilët e kanë quajtur tradhtar.




Por gjithë kjo zhurmë, duket se nuk i ka sjellë fat Durmishajt, për faktin se ai nuk është grumbulluar nga Kombëtarja greke për dy ndeshjet, që do të luajë këtë muaj kundër Lihteshtajinit dhe Bosnjes, në kuadër të kualifikuesve të Europianit 2020. Federata greke nuk e ka marrë dritën jeshile për të grumbulluar Durmishajn dhe pritja e tij do të shtyhet deri në qershor, ku me shumë gjasa do të luajë kundër Italisë dhe Armenisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.