BLUETOOTH

Të gjitha në një mendje! VIP-at po i këndojnë dashurisë së pamundur

15:30 - 16.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Tashmë është kthyer në trend t’i këndosh zemrës së thyer e ndjenjave të një dashurie të parealizuar. Mesa duket kohët e fundit këtë trend, sikur ta ‘kenë bërë me fjalë’ janë duke e ndjekur këngëtaret tona të cilat i përshtaten më së miri edhe kësaj rryme. Dikush që nuk është më, dikush që nuk diti të të vlerësojë apo dikush që të theu zemrën në mijëra copa, nën tingujt e këngëve të tipit baladë të këtyre këngëtareve shumë prej nesh mund të gjejnë vetveten. Por ajo që bën akoma më tepër çudi është stili që kanë zgjedhur të ndjekin në rikthimin e tyre disa këngëtare që i mungonin skenës prej disa kohësh si Vesa Luma apo Tuna Sejdiu, të cilat sërish zgjodhën baladën për t’u rikthyer në skenë. Një zgjedhje e zgjuar që do bëjë të mbeten për një kohë të gjatë në zemrat e dëgjuesve këngët e tyre. Ndër to listojmë disa më poshtë dhe zgjidhni ku e gjeni më tepër veten




 Vesa Luma

Pas një shkëputje të gjatë, Vesa Luma paralajmëroi që po përgatitej t’i rikthehej tregut muzikor. Këngëtarja publikoi dje për herë të parë një copëz nga kënga e saj më e re e titulluar “S’paska qenë e shkrume”. Në këtë projekt Vesa nuk vjen vetëm, por në një bashkëpunim me këngëtarin Denik Prizreni. Nga ajo që arrijmë të dëgjojmë kuptojmë se flitet për një baladë dashurie, ndërsa këngëtarja dallohet duke ecur drejt një pianoje të vendosur në natyrë. Ashtu si këngët e tjera baladë të saj, presim që dhe kënga e re e Vesës të kthehet në një hit duke qenë se Vesës i shkon shumë për shtat një stil i tillë i veçantë. Kujtojmë që më parë ajo ka bërë bujë me një ndër këngët e saj të parapëlqyera nga publiku, “Edhe një fundvit”.

tuna 2 elvana 2 vesa 1 vesa 2 dafina 1 elvana 1 tuna 1 dafina 2
<
>

Elvana Gjata

Pas këngës të stilit baladë, “Tavolina e mërzisë”, një këngë që vazhdon të komentohet nëpër rrjetet sociale dhe është punuar nga dyshja Aida dhe Armend Rexhepagiqi, Elvana Gjata ka publikuar dje një copë nga videoja e re e këngës së saj që titullohet “Pa dashuri”. Ajo mesa duket e ka nisur shumë vrullshëm vitin e ri 2019. Kënga e re “Pa dashuri” duke e parë nga teaseri paraqet Elvanën si nuse ndërkohë është në bashkëpunim me reperin Lyrical Son. Elvana nuk ka publikuar ndonjë datë se kur do të publikohet kënga, por që ka thënë se ajo do të vijë së shpejti e me shumë mundësi është zemërthyese si ajo e mëparshmja.

Dafina Zeqiri

Dafi së fundmi erdhi në një stil unik, siç di të shfaqet gjithnjë ajo dhe provokues gjithashtu. Por kënga i referohej një dashurie të shuar prej kohësh. Kënga e saj e re e titulluar “A e man n’men” në bashkëpunim me Bled Krasniqin, i cili është producent i këngës ndërsa nuk kanë munguar as provokimet në videoklip për të cilat ajo njihet e kësaj radhe erdhi tërësisht e zhveshur. Kënga tashmë është publikuar në kanalin “Youtube” dhe sigurisht është pëlqyer shumë nga adhuruesit e këngëtares. Një këngë që i drejtohet dikujt që s’është më pranë saj dhe nuk ka më ndjenjë për të. Një baladë alla Daffy e cila u prit mjaft mirë nga ndjekësit e saj duke e ripostuar ditë pas dite nëpër rrjetet sociale.

Altuna Sejdiu (Tuna)

Pas një mungese shumë të gjatë, këngëtarja e njohur, Tuna Sejdiu u rikthye në formën e saj më të mirë me një koncert në Shkup duke mbledhur rreth vetes shumë figura të shquara. Ajo zgjodhi mënyrën e saj më të mirë duke promovuar albumin e saj më të ri me një koncert në Shkup pikërisht në Ditën e Gruas këtë 8 mars. Pas përfundimit të tij ajo vendosi t’i dhuronte audiencës albumin të firmosur prej saj. E veçanta e kopertinës së albumit është se ajo i kushton disa fjalë zemre djalit, Tianit. “Tian, hape të gjitha portat e shpirtit tim. Të do mami”, shkruan Tuna, ndërsa duket se djali ka qenë frymëzim për të. Albumi ka shtatë këngën dhe mes tyre një bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin dhe një me Yll Limanin të cilat janë këngë të ndjera të kushtuara dashurisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.