MILOSAO

Poezi nga Ilir Kalemaj

18:00 - 17.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autori rivjen në faqet e “Milosao” me këtë cikël, ku shpreh gjendjen e këtij momenti në shoqërinë tonë dhe boshësinë e përgjithshme…




Nga Ilir Kalemaj

Në pijetoren e
ëndrrave të parealizuara

Në pijetoren e ëndrrave të parealizuara
Gotat kthehen, pa u dehur,
N’zgrip të ekzstencës së pafat,
Symbyllazi,
Vërdallisemi,
Në kërkim të eliksirit të jetës.

Nuk na ndihmon as filozofia Zen,
as meditimi transhedental,
as braktisja pa kthim e së shkuarës,
as mungesa e vramendjes për të ardhmen
që gjithsesi vjen e dyzuar,
e turbullt në ujërat e paqartësisë.

Ajo që na shpëton është veç dashuria,
arratisja nga mbytja e përditshmërisë,
përjetimi i përjetësisë në një çast të vetëm,
burimi i pashtershëm i lumturisë.

Kohë e pakohë

Në shumëngjyshmërinë pranverore të syve të saj
dallova qashtërsinë e ndjenjës pa dashuri
dhe minutat ku e shihja pa e vështruar,
dukeshin si orë shekullore…
….humbur në horizontet e trishtshme pa kufi.
Parfumi që la pas në kohë
ende ndjehet në gishtërinjtë e mi,
në ata sy u përhumba, vdiqa
por kujtimi yt më ngjalli përsëri.
Në kohën pa kohë
ku heshturazi baresim
momentet kristalore dikur të jetuara
janë ato që s’na lënë të vdesim.

Mungesë

Dhimbja është një hon pa fund,
relative në kohë,
kështu është dhe kënaqësia,
pasionet,
frikërat,
ndjesitë,
emocionet.
Jetojmë në një planet të çmendur,
të mbyllur në mizërinë që na rrethon,
frymojmë pa ajër,
nën shkëlqimin e verbër që rrethon.
Mungon leva e Arkimedit,
sikur të mos ekzistonte kurrë,
spiranca e shpresës
ku kapen të marrët…, apo ndoshta ëndërrimtarët,
një zemër e dhembshur
që do thyente çdo mur.
Mungon njerëzorja,
empatia,
daravitet tej besimi,
rrudhet liria,
mblidhemi në guackën tonë,
ndërsa tretet në eter dashuria.
Mungon prehja për të parë qetë yjet tek vallëzojnë,
lirikat që frymëzohen tek sheh lulet në maj,
harmonia që gjendet tek shpirti i universit
që shpërfaqet magjishëm tej në skaj.

Thjesht frymorë

Zullumqarë dhe pehlivanë,
shkërdhatokratë dhe rrufjanë,
brekëgrisur u gdhitë
dhe ngrysur teveqelë,
as moral nuk keni,
keni ngelur veç legenë.
Për ideal nderoni veç lekun,
për Perëndi keni lakminë,
parimet i ndërroni sakaq me pushtetin,
nuk e njihni as për emër- lirinë!
Leqendisur faqe botës,
pa dinjitet katandisur,
frymorë pa pasojë në Univers,
të nisur por të pabitisur.
Momentum
Raindrops in the corner of the eye,
nostalgia for an uncoming time,
feeling of a loss that did not occur,
you are not gone,
but neither are you mine.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.