BOTA

“Autori kishte në zotërim 5 armë”. Pas sulmit, ndryshon ligji në Zelandën e Re

14:01 - 18.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas sulmit të ndodhur në Zelandën e Re, qeveria ka njoftuar se do marrë masa dhe do të ndryshojë ligjin e armëve.




Kryeministrja Jacinda Ardern, menjëherë pas masakrës në dy xhami të Christchurchit, njoftoi se në bashkëpunim me kabinetin do të ndërmarrin disa reforma.

“Kjo do të thotë se, 10 ditë pas këtij akti të tmerrshëm terrorist, neve do të na duhet të njoftojmë reformat, që besoj se do ta bëjnë më të sigurtë komunitetin tonë. Kemi marrë një vendim si kabinet. Mbi këtë jemi të gjithë të bashkuar”.

Arden pohoi gjithashtu se hetimi i nisur mbi ngjarjen e rëndë do të shikojë të gjitha shkaqet që çuan drejt saj, me shpresën se do të tregojë gjithashtu se çfarë mund të ishte bërë ndryshe.

Nëntë persona janë në spital në gjendje kritike për jetën, ndërsa 49 të tjerë humbën jetë kur australianin Brenton Tarrant hapi zjarr ndaj tyre.

Policia thotë se 28-vjeçari ka përdorur armë të tipit ushtarak për sulmin, të cilat për më tepër ishin modifikuar përpara ngjarjes me qëllimin që të bëheshin sa më vdekjeprurëse.

Ai kishte licencë për armëmbajtje dhe këtë e ka marrë nëntorin e vitit 2017, ndërsa zotëronte 5 armë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.