SHËNDET

Çenkuela Hasa: Alergjia ndaj glutenit, dieta çudibërëse

12:55 - 18.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Edhe pse mund ta dëgjoni çdo ditë apo ta lexoni në ushqime të ndryshme “gluten frw”, shumë persona akoma nuk e dinë sesi mund ti kenë marrëdhëniet me glutenin. Blogerja healthy-lifestyle, Ccenkuela Hasa tregon për suplementin “Life Pages” në Gazeta Shqiptare, mënyrat për të verifikuar alergjinë nga gluteni.




Simptomat
Ne mund të hamë shumë pak por prapë ndjehemi të fryrë, dhe nuk marrim rezultate nga një dietë. Ne mund të jemi nën peshë pasi personat që janë alergjik ndaj glutenit zakonisht janë mbi ose nën peshë. Që të konfirmoni që jeni në një marrëdhënie jo të mirë me glutenin, jo patjetër duhet të keni të gjitha simptomat, por për ta zbuluar këtë ju duhet të bëni ekzaminimet përkatëse. Edhe para çdo diete ju duhet të njihni trupin tuaj. Nëse ndiqni një dietë, në fillim sigurohuni që të gjithë parametrat tuaj funksionojnë normalisht. Gluteni është një proteinë e cila gjendet në grurë dhe përbëhet nga dy proteina kryesore si, gliadin dhe glutenin. Gluteni gjendet në elb, thekër, grurë. Disa nga ushqimet që përmbajnë gluten janë makaronat, buka, dhe tërshëra e cila është klasifikuar si e tillë. Glutenin mund ta gjeni edhe në produkte të tjera prandaj është shumë e rëndësishme të lexoni përbërësit nëse jeni alergjik ndaj glutenit.

Alergjia ndaj glutenit
Çdo të thotë të jesh alergjik ndaj glutenit? Te personat që janë alergjik ndaj glutenit ose kanë sëmundjen e celiac, ngrënia e ushqimeve me përmbajtje gluteni shkakton një reaksion autoimunitar ku dëmtohet membrana e zorrëve të vogla, e cila mund të ndikojë në gjithë trupin. Zorrët tretin në mënyrë shumë të ngadaltë ushqimet. Pasojat nga një person te tjetri ndryshojnë, duke filluar nga më të lehtat deri te më të ndërlikuarat. Disa prej pasojave që mund të shkaktojë gluteni janë humbje peshe, depresion, sterilitet, rënie flokësh, irritime lëkure, osteoporozë, dhimbje kyçesh, lodhje, pafuqi madje deri në aborte spontane.

Shkaktarët
Shkaktarët se pse disa persona kanë alergji ndaj glutenit nuk janë zbuluar, por mendohet të jenë gjenetikë. Ata që vuajnë nga sëmundja e celiac duhet të ndjekin gjithë jetën këtë regjim, për të shmangur në këtë mënyrë problemet. Por çfarë duhet të keni parasysh nëse ju vuani nga celiac? Fillimisht duhet të eliminoni ushqimet me përmbajtje gluteni, duhet të lexoni gjithmonë përbërësit para se të bleni diccka, nuk duhet të pini pije të gazuara apo birrë që përmban gluten. Gjithashtu nuk duhet të konsumoni asnjë ushqim të konservuar dhe të rrini sa më larg ushqimeve të shpejta.

Dieta pa gluten
Në botë sot është një ndër dietat më të klikuara. Efektet e saj janë të shpejta, sepse në dietën pa gluten kemi ulje të karbohidrateve, këto të fundit ndikojnë në fryrje dhe shtim peshe. Nuk është vërtetuar shkencërisht që gluteni ndikon në humbje peshe, por vetë stili i jetesës që të ofron dieta pa gluten ndikon të kemi një proces të tillë. Kjo dietë ndiqet jo vetëm nga personat që vuajnë nga sëmundja celiac. Dieta pa gluten ndiqet dhe nga personazhe të njohur ndërkombëtarë. Të ndjekësh një regjim të tillë do të thotë të eliminosh të gjitha ushqimet me përmbajtje gluteni si dhe ushqimet e nënproduktet që vijnë nga gruri.

Aktiviteti fizik
Gjithmonë themi që aktiviteti fizik duhet praktikuar, por në këtë rast duhet të themi që ushtrimet mund të ndikojnë pozitivisht por mund të ndikojnë edhe negativisht. Prandaj duhet të tregoni kujdes dhe të mësoni sesi aktiviteti ndikon në shëndetin tuaj nëse ju jeni alergjik ndaj glutenit. Një mëngjes pa gluten përmban: 1 lëng portokalli, 1 vezë të zier, 1 kafe pa qumësht. Një drekë pa gluten përmban: 1 sallatë mikse, 1 fileto pule, 1 frut sipas dëshire. Ndërsa një darkë pa gluten përmban: oriz, bizele, sallatë me lakër të kuqe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.