SPORT

Panuçi: Turqinë e mposhtim, Durmishaj? Lojtar pa këllqe!

10:03 - 18.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Kombëtarja shqiptare nis fushatën eliminatore më 22 mars me sfidën e “Loro Boriçit” ku do të presë Turqinë. Trajneri i Kombëtares, italiani Kristian Panuçi, ka dalë në konferencën e parë zyrtare për Euro 2020, ku ka shpjeguar zgjedhjet e tij në listën kuqezi dhe u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke shprehur besimin për një rezultat pozitiv në sfidën e radhës dhe duke thumbuar Durmishajn, që ka zgjedhur të luajë për Greqinë.




Çfarë do të shohim ndryshe në këto eliminatore?
Sa i takon qasje, patjetër duhet të ndryshojmë diçka. Por jo mënyrën e lojën, kjo nuk bëhet fjalë. Fatmirësisht kemi rikuperuar disa lojtarë. Ndaj diçka do ta ndryshojmë që nga ndeshja me Turqinë, mund të luajmë 4-3-3 ose 3-5-2, do ta shikojmë.
Jeni i kënaqur me grupin e lojtarëve?
Jam i kënaqur me këta 23 lojtarë, kisha dhe të tjerë, por varet nga forma. Telefonova Cikalleshin, por ai u dëmtua. Kemi Ndojin të dëmtuar, Binaku do të vijë, por nuk e dimë si do jetë se ka një problem muskular. Por jam i kënaqur, sepse kemi rikuperuar Ajetin, Abrashin, Grezda më në fund ka nisur të luajë. Nuk do t’i ketë 90 minuta, por do ta shohim. Kemi Qosen, lojtar i ri që e kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë dimrit.
Lojtarë që kanë minuta apo mënyra se si kërkosh të luash?
Pak nga të gjitha. Ky grup që kam këtu luajnë të gjithë. Kemi pasur 30-40 lojtarë dhe kemi zgjedhur këto. Kaçe ka luajtur këto kohë ndërsa tashmë nuk po luan. Është shumë e rëndësishme që lojtarët të kenë minuta që të luajnë në kombëtare.
E keni nisur me një fitore në miqësore me Turqinë. Mendoni se do të jeni në gjendje të fitoni prapë?
Fitojmë me Turqinë, mundemi me Kosovën. Ky është shqetësimi im. Se kur djemtë kanë zjarrin ndezur, janë në gjendje të bëjnë shumë mirë. Unë jam i bindur se jemi në gjendje për të fituar ndeshjen. Turqia është një skuadër e fortë, me cilësi të madhe. Kanë ndryshuar trajnerin dhe si skuadër është më e fortë se ne, ndaj ne duhet të jemi më të fortë se ata për t’i mundur. Kam shumë besim te djemtë e mi dhe kërkoj gjithmonë të jem pozitiv.
Vetëm 3 lojtarë anësorë…
Mund të luaj edhe pa sulmues. Balliu mund të luaj përpara. Uzuni mund të bëj të djathtin edhe të majtin. Për këtë i kam thirru vetëm këta. Vetëm kjo është, çështje taktike.
Vendosni bast për 6 pikë?
Po vura bast do më skualifikojnë (qesh)

Krijon presion çështja e pritshmërive?
Kur luan në kombëtare është e rëndësishme presioni. Kombëtare si Turqia, Islanda, Turqia është e qartë që ka presion. Është e rëndësishme për të shkuar në Europian. Të luash këtu duhet të jesh i lumtur. Dikush mund të ketë bërë edhe kontrata të mëdha për shkak të kombëtares. Nuk duhet të mos mos jemi mosmirënjohës. Unë gjithashtu kam mirënjohje të madhe për Shqipërinë. Kur dëgjoj himnin shqiptar, edhe pse se di, më jep emocion. Jam gati të vishem dhe të luaj. Dua këtë që ta kenë edhe lojtarët.

Vrioni dhe Mihaj u “dogjën”, mund të përdorej edhe kjo me Durmishajn?
Vrioni do të bëhet i rëndësishëm për Shqipërinë. Kam marrë vetëm 2 sulmues, si zgjidhje. Pastaj do të shikojmë nëse do të luaj me Greqinë Durmishaj. I respektoj edhe ata që kanë zgjedhur për të luajtur me kombëtare. Problemi është se njëherë thonë po, pastaj jo, pastaj të fikin celularin, pastaj të merr menaxheri të thotë është me pushime. Këta që bëjnë kështu nuk do të bëhen lojtarë të vërtetë. Nuk duhet të bëjnë këto lëvizje. Nuk kanë këllqe. Nuk po flas për asnjë në veçanti. E kuptoj menjëherë nëse një lojtarë do të vij apo jo. Nuk na bëjnë do të për budallenj. Po apo jo, nuk ka të mesme. Këtu vë bast. Nuk do të bëhet asnjëherë i rëndësishëm. I madh fare, e lëmë këtë pjesë. Do të flasim pas 2 vjetësh, kur të flasim. Ishte një lojtarë kur shkuam e pamë. Erdhi babai, daja, kryetari i bashkisë, menaxheri, dukej sikur ishte Mesi. Tani nuk e di ku luan. Përgjigja e tij ishte se nuk e di çfarë do të bëj. I thashë drejtuesit të federatës se këtij do t’i vëmë kryqin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.