SPORT

Partizani mund Teutën dhe “vret” kampionatin

09:03 - 18.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partizani ka fituar 3-0 ndaj Teutës, njëjtë si në ndeshjen e fazës së parë, ku triumfoi me të njëjtat shifra. Të besuarit e Gegës nuk e ka shpërdoruar asistin e marrë ditën e shtunë nga Skënderbeu, duke dominuar që në pjesën e parë. Të kuqtë që kanë dominuar kundërshtarin në këtë fraksion, falë dhe një skeme 3-4-3 të trajnerit Gega, që ka kapur në befasi durrsakët. Goli i parë për të zotët e shtëpisë do të vijë shumë shpejt, kur në një goditje dënimi në hyrje të zonës, skema mes Asanit dhe Telushit nxjerr në pozicion të favorshëm vlonjatin që siluron Isli Hidin për epërsinë e Partizanit.




Goli i dytë do të vijë në minutën e 32-të, kur Asani shpërthen në kundërsulm dhe pengohet në zonë nga Kallaku, që shkakton 11 metërsh, të cilin e kthen në gol Ardit Hila duke dyfishuar rezultatin dhe duke e çuan Partizanin të qetë në pushimin e ndeshjes. Në pjesën e dytë Partizanit është i vendosur mirë në fushën e lojës dhe nuk u lë hapësira “djemve të detit”, madje shfrytëzon kundërsulmin, si në rastin e golit të tretë, që u vulos nga Eraldo Çinari në minutën e 85-të të takimit. Një sukses 3-0 për të kuqtë e kryeqytetit, që ngjiten në kuotën e 53 pikëve, 9 më shumë sesa Kukësi i vendit të dytë dhe shkojnë të qetë në përballjen direkte në javën e 26-të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.