AKTUALITET

Qëlluan me vezë Ramën, nuk pranohet ankimimi i studentëve

14:43 - 18.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk është pranuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë ankimimi i studentëve, të cilët qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama në vitin 2015




Kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin me 40 orë punë publike për 8 studentët, ndërsa ka pohuar se ankimimi i kërkuar nga studentët nuk është bërë brenda afatit kohor dhe për pasojë kërkesa e tyre nuk mund të pranohet.

Kështu, studentët të cilët do të vijojnë të shlyejnë dënimin e përcaktuar nga Gjykata e Tiranës me orë pune në komunitet janë:  Liri Kuci, Klodi Hoxha, Bora Mema, Anita Lushi, Vitori Cipi, Dardan Konjufca, Valton Marku dhe Durim Jasharaj.

Ngjarja ka ndodhur me 2 nëntor 2015, ku studentët goditën me vezë në drejtim të makinës së kryeministrit Rama, në momentin kur ai po dilte nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë ku mbajti një aktivitet me biznesin e vogël.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.