AKTUALITET

Sherr për pronën, gruaja: Kunati dhe djali i tij më dhunojnë

14:01 - 18.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konflikti për pronën në familjen Rista ka ardhur sërish sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24. Pranvera Rista, protagoniste e ngjarjes thotë se gjithçka ka nisur rreth 5 vite më pare kur kunati falsifikoi dokumentet dhe hodhi gjithë shtëpinë dhe tokën në emrin e tij, ndërkohë që ajo ishte pronë e përbashkët e tyre.




Djali i kunatit e ka dhunuar fizikisht dhe pas shumë përplasjeve nuk kanë fituar të drejtën e tyre. Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur që ata të lirojnë banesën, ndërsa familja e kunatit po bën gjithçka që t’i përzërë. Pak ditë më parë 45-vjeçarja ka tentuar të vetëdigjet me benzinë për shkak të tensionit dhe situatës së krijuar.

Historia

Pranvera është 45 vjeçe dhe jeton në fshatin Ardenicë, (Kolonjë-Lushnjë). Konflikti me kunatin dhe familjen e tij ka nisur para 5 vitesh, pasi jetonin në një shtëpi të përbashkët të vjehrrit i cili nuk jeton më. Kishin dyer dhe oborr të ndryshëm secili në dy anë të kundërta, njëri në lindje tjetri në perëndim. Kanë kaluar shumë mirë derisa morën vesh në 2014- 2015 se kunati i Pranverës kishte marrë të gjithë shtëpinë së bashku me 140 metra tokë që rrethonte shtëpinë, kishte bërë letrat ndërkohë që familja e saj s’dinte asgjë.

Në 2015 ai jua tregoi vetë letrat dhe iu tha se ishte pronë e tij. U shokuan dhe u mblodhën gjithë motrat dhe vëllezërit (janë 8 fëmijë gjithsej, 4 motra dhe 4 vëllezër). Para se të shkonin në gjyq, të gjithë i mbështetën se ishin në të drejtën e tyre.

Pranvera thotë se në atë kohë ata po riparonin pjesën e tyre të shtëpisë, po rregullonin çatinë dhe me levë hekuri nipi i burrit Amarildo ka shkuar e ka shkallmuar, ishte rreth 25 vjeç. E lanë të qëllonte, nuk e kundërshtuan edhe pse ishin xhaxhallarët e tjerë, e filmuan dhe shkuan në polici. Ia pezulluan ndërtimin e çatisë dhe në korrik-gusht kanë jetuar në plastmas. Për t’i shqetësuar, nipi i burrit ndizte radio me zë të lartë dhe muzikën.

Ajo thotë se ata lajmëronin policinë me dhjetëra here, por ai mashtronte e fshinte radion. Në 2018, në orën 1 të natës lajmëruan policinë e Fierit dhe kur shkon policia e gjen me muzikën e lartë. Më pas prokuroria iu dërgon një shkresë dhe iu thotë se nuk është vepër penale.

“Në qershor-korrik 2016 djali i kunatit ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Më ka tërhequr zvarrë për 20 metra dhe më ka gjuajtur me shqelma. Mjeku ligjor më ka dhënë 9 ditë raport ndërkohë kam qëndruar në spital 11 ditë. Ai ka qenë së bashku me të atin e tij. E denoncova në polici, pas 2 vitesh prokurori pushoi çështjen. E apelova në Vlorë. Janë bërë 2 seanca pa prezencën time, por nuk është marrë ende vendimi, kanë kaluar 3 muaj. Nipi i burrit nuk është dënuar për këtë”, tha Pranvera.

Sherri është akoma prezent mes dy familjeve. Para 2-3 ditësh kunati, i biri dhe e shoqja kanë thyer me leva dyert dhe i dhunojnë e fyejnë sa herë iu jepet mundësia.

“Ata duan të kalojnë tek rruga që ata kanë hapur në pjesën tonë të tokës ndaj e bëjnë të gjithë këtë tani. Në gjykatën e Lushnjës kunati ka fituar dhe kërkojnë lirimin e banesës, lirim dhe dorëzim objekti. Bashkë me burrin kemi bërë padi penale për falsifikim dokumentesh të cilat ai i ka paraqitur në gjykatë për të marrë vendimin e dëshiruar. Ndërsa vendimin e gjykatës e kemi apeluar. Por unë dua zgjidhje nga shteti sepse nuk mund të duroj më të dhunohem”, tha Pranvera.

Nga ana tjetër kunati i saj Trifoni në një lidhje telefonike tha se kunata i bllokon rrugën dhe nuk shkon dot të punojë serën. I është drejtuar Bashkisë por nuk ka marrë asnjë zgjidhje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.