BOTA

Sulmi me armë në Holandë, rritet bilanci i viktimave

15:35 - 18.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rritet bilanci i viktimave, pas sulmit me armë që u shënua mesditën e sotëm në Holandë, teksa një person ka hapur zjarr ndaj pasagjerëve në një tramvaj.




Kryetari i bashkisë së Utrecht ka bërë të ditur se tre persona kanë ndërruar jetë, teksa nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, rreth sheshit “24th October”, në atë që policia deklaroi se mund të ishte një sulm terrorist.

Policia po kërkon një 37-vjeçar me origjinë turke, të quajtur Gokmen Tanis dhe ka paralajmëruar njerëzit që të mos i afrohen atij.

Shkollat janë mbyllur dhe siguria është rritur ndërsa policia kundër terrorizmit po punon për të gjetur personin e armatosur.

“Ne nuk mund të përjashtojmë se ky është një sulm terrorist”, tha një konferencë për shtyp të hënën, koordinatori holandez kundër terrorizmit Pieter-Jaap Aalbersberg.

“Shumë të dhëna ende janë të paqarta dhe autoritetet lokale po punojnë për t’i bashkuar të gjitha faktet dhe për të kuptuar arsyen e sulmit”, tha Aalbersberg.

Ai shtoi se kishte patur të shtëna në “vende të ndryshme”, duke mos dhënë më tepër detaje.

Kryeministri Mark Rutte tha se ishte “shumë i shqetësuar” dhe anuloi axhendën.

Sulmi vjen disa ditë pasi një person në Zelandën e Re vrau me armë zjarri 49 persona në xhami.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.