Horoskopi

Horoskopi i datës 19 Mars 2019

00:00 - 19.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një nga marrëdhëniet tuaja të ngushta me një person ka shkuar shumë larg, aq sa do të ishte mirë që të dy ta pranoni këtë fakt. Kjo nuk do të thotë që të dy ju duhet të dilni nga jeta e njëri-tjetrit, përkundrazi.

Disa ide të vjetruara ose zakone të këqija po ju pengojnë që të ecni përpara, por kjo nuk duhet të ndodhë për një kohë të gjatë. Gjithçka që duhet të bëni është të përqendroheni në vendin ku doni të jeni dhe të shikoni se çfarë po pengon në rrugën tuaj.

 

Sot mund të kuptoni se zemra mund të nisë të rrahë për një person, i cili më parë nuk ka qenë në vëmendjen tuaj. Një fillim i ri është gjithmonë shumë emocionues. Ruajeni këtë ndjenjë të fuqishme dhe vlerësoni çdo moment.

Të gjithë duhet të marrin kohën e nevojshme për të pushuar, për t’u ushqyer, apo thjesht për të menduar. Sot është radha juaj. Zgjidhni një nga këto tre objektiva dhe do të shikoni se nesër do të ndiheni më i gjallë dhe më mirë se kurrë.

Në realitetin e jetës tuaj të përditshme, duhet të keni një filozofi që ju mban me këmbë në tokë dhe ju ndihmon të merrni vendimet e duhura për të ardhmen. Përpiquni të zbuloni se çfarë mund të jenë disa kurthe të mundshme që të mund të shmangni ndonjë problem.

Do të ketë një pikë kthese të madhe në jetën tuaj dhe kjo mund t’ju shkaktojë stres. Ndihmojeni veten duke bërë një pushim nga të gjitha punët dhe projektet. Sa i përket dashurisë, gjërat do të stabilizohen në jetën tuaj.

E vetmja gjë që mund të jepni lirisht është dashuria juaj. Tregojuni njerëzve në jetën tuaj se sa shumë kujdeseni për ta me një përqafim të fortë. Fjalët mund të përcjellin ndjenjat tuaja, por nuk ka asgjë si kontakti fizik.

Edhe kur jeni i zhytur me punë si tani, ju duhet të gjeni kohë për veten tuaj. Është e domosdoshme që të largoheni nga zhurma e jetës së përditshme dhe të shkoni diku ku është më qetë. Çdo vend që është larg njerëzve të tjerë do t’ju bëjë të ndiheni mirë.

Miqtë dhe të afërmit po kërkojnë nga ju që ta ngadalësoni pak ritmin e jetës, në mënyrë që të kuptoni se çfarë është me e mirë për jetën tuaj. Kushtoji më shumë vëmendje njerëzve tuaj të dashur.

Dita është si një enigmë ku ju duhet të plotësoni çdo detaj. Mos i merrni gjërat me nxitim, por përpiquni që çdo gjë ta mirëprisni me dashuri. Sa u përket financave, lajme të mira duken në sfond.

Idetë tuaja janë brilante, por sot ju mungon substanca e vërtetë. Sot është koha e duhur që më në fund të merrni kontrollin e jetës. Veprimet tuaja nuk duhet të miratohen nga askush tjetër përveç jush.

Universi është gati për ju, kështu që nuk është koha për hezitim. Nëse po mendoni për një ide të re, një projekt të ri ose një marrëdhënie të re, mos e mendoni aq shumë! Jini i hapur ndaj të gjitha mundësive në jetën tuaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.