BLUETOOTH

“Kam 10 vite që e këndoj këngën brenda vetes”, ja fjalët prekëse të Miriamit për të ëmën

11:39 - 19.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alban Skënderaj publikoi pardje një këngë kushtuar jo vetëm nënës së tij, por edhe asaj të Miriam Canit. Kjo e fundit, përmes një postimi në ‘Instagram’, shprehet në mënyrën më emocionuese se nuk ka mundur dot që t’i këndojë nënës së saj, e cila është ndarë para 10 vitesh nga jeta. “Nuk do mundem të të falënderoj dot kurrë mjaftueshëm që përjetësove në fjalë e tinguj atë që ndjej për nënën time, por tashmë edhe ti ndjen për tënden”, shkruan ndër të tjera në Miriami. Ajo rrëfen se kjo këngë ka 10 vite që qëndron në sirtar, por doli në dritë vetëm pardje.




“Kam 10 vite që e këndoj këtë këngë çdo ditë brenda vetes. E dua me çdo qelizë të trupit tim, e mendoj me çdo frymëmarrje timen dhe e di që një ditë ky gjysmëshpirt do të plotësohet”, e mbyll dedikimin për të ëmën këngëtarja. Alban Skënderaj përjetoi dhimbjen e thellë të humbjes së nënës 2 vite më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.