SPORT

Racizëm nga arbitri Sokoli, Tirana kërkon dënim radikal nga FSHF

15:50 - 19.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sfida Kastrioti-Tirana nuk ka fund. Klubi bardheblu ka reaguar me një deklaratë të fortë, ku në qendër është gjyqtari i takimit Olsi Sokoli. Tirana ka dënuar ashpër gjykimin skandaloz ne ndeshjen Kastrioti – Tirana.




“Fjalori me te cilin gjyqtari ka provokuar lojtaret e Tiranës dhe stafin teknik, janë një tjetër argument qe bëjnë klubin te kërkojë një dënim radikal nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe specifikisht nga Sektori i Arbitrimit”, – thuhet ndër të tjera në reagimin e klubit.

REAGIM

Klubi i Futbollit Tirana dënon ashpër gjykimin skandaloz ne ndeshjen Kastrioti – Tirana. Përgjatë 90 minutave te ndeshjes, gjyqtari Olsi Sokoli ka vendosur te ndikoje ne rezultatin final te ndeshjes. Fillimisht ka provokuar me shprehje raciste futbollistin Michael Ngoo e me tej ka dëmtuar skuadrën me vendimet arbitrare.
KF Tirana nuk është nxituar te dale ne konkluzione, por ka pritur për te ndjekur reagimet e te gjithë aktoreve dhe faktorëve brenda e jashtë fushave te lojës si dhe analizuar pamjet filmike për gjithçka ka ndodhur. Gjyqtari Olsi Sokoli, ka vepruar i vetëm, pa dëgjuar asistentet e tij, qe ne disa momente vendimtare te ndeshjes i kane kërkuar te marre vendime te drejta, tërësisht te ndryshme nga çfarë ai ka vendosur.
Fjalori me te cilin gjyqtari ka provokuar lojtaret e Tiranës dhe stafin teknik, janë një tjetër argument qe bëjnë klubin te kërkojë një dënim radikal nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe specifikisht nga Sektori i Arbitrimit.
KF Tirana kërkon përjashtimin nga futbolli te gjyqtarit Olsi Sokoli për një gjykim te paprecedent, komunikim ofendues dhe përdorimin e shprehjeve raciste kundrejt lojtareve te Tiranës.
Gjithashtu ftojmë publikisht Shoqatën e Arbitrave, te reagoje kundrejt dhunës qe ne këtë rast ushtroi nje gjyqtar futbolli perballe 11 futbollisteve, stafit teknik, stafit drejtues dhe te gjithe tifozeve bardheblu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.