AKTUALITET

“3 fatkeqë, ithtarë të Haxhi Miletit”, Lleshaj reagon për incidentin në Durrës

09:27 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka reaguar pas incidentit të ndodhur dje në Durrës me një grup studentësh, pjesëtarë të strukturave të të rinjve të PD-së, Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm.




Lleshaj i quan ithtarë të Haxhi Miletit, personazh me të cilit i referohet ish-kryeministrit Sali Berisha që komentoi dje vizitën e ministrit në Durrës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Llesaj shkruan se ata dje ishin tre fatkeqë e jo studentë, ndërsa shton se dje kishte një ditë shumë të bukur në Durrës.

STATUSI I MINISTRIT LLESHAJ

Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mija me studentët në Durrës. Tre fatkeqe nga prodhimi i tij, në rrugë dhe jo studente, janë një dëshmi e mjerë se si mund të tjetërsohet një i ri kur bëhet ithtar i H. Miletit. Dje kisha një ditë shumë të bukur në Durrës

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.