BOTA

9 ditë përpara datës zyrtare të largimit nga BE, May kërkon edhe 3 muaj kohë

14:15 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministrja Theresa May ka kërkuar një shtyrje të shkurtër të procesit të Brexit këtë të mërkurë, pas dështimit të saj për të siguruar mbështetjen e parlamentit britanik.




Sipas “Reuters”, May ka kërkuar që procesi i Brexit të shtyhet të paktën 3 muaj.

Pothuajse tre vjet pasi Mbretëria e Bashkuar votoi pro largimit nga Bashkimi Evropian, procesi i Brexit është ende i pasigurt.

Duke nisur nga marrëveshja e May, një vonesë të procesit, një dalje pa marrëveshje apo edhe një tjetër referendum, fati i Brexit është ende i paqartë.

Dy vite më parë, kur May njoftoi se 29 mars do të ishte dita e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga unioni dhe se nuk do të kishte “kthim prapa”, refuzimi i parlamentit për të mbështetur planin e saj, e ka shtyrë qeverinë në një krizë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.