SPORT

Abramoviç nxjerr Çelsin në shtije për 3 miliardë euro

11:51 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Roman Abramoviç, manjati rus që zotëron klubin anglez të Çelsit, po mendon seriozisht ta nxjerrë në shitje skuadrën e vetme londineze në histori që ka arritur të fitojë një Champions League. Abramoviç e bleu skuadrën nga Kin Bejts për shifrën e 140 milionë paundëve dhe në pak muaj e shndërroi Çelsin në një superfuqi botërore, duke fituar 5 tituj kampionë dhe kupën me “veshë të mëdha” në vitin 2012.




Sipas “The Sun”, Abramoviç mendon ta shesë klubin për një shifër rreth 3 miliardë euro, ndërsa kandidat i mundshëm për blerjen e bluve është Xhim Ratklif, një miliarder anglez, me një pasuri që arrin në 25 miliardë euro. Por, pavarësisht kësaj, Ratklif nuk duket i bindur për të shpenzuar shumën fillestare që Abramoviç kërkon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.