AKTUALITET

Video/ Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim djali i Agim Arapit. Flet e ëma: Po na vrasin për së dyti!

11:15 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë, ku u ekzekutua Jurgen Kurti pranë banesës së tij në kryeqytet, është shpallur në kërkim djali i Agim Arapit, të vrarë në prill të 2017. Për vrasjen e tregtarit nga Durrësi, i dyshuar ishte edhe Jurgen Kurti.




Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Dervis Arapi 33-vjeç, i cili është tashmë në kërkim nga policia.

Uniformat blu kanë referuar vrasjen në Prokurori si gjakmarrje. Sipas sistemi TIMS, 33-vjeçari nuk ndodhet në Shqipëri që prej janarit.

Ende nuk dihen provat që çuan Policinë e Tiranës tek emri i 33-vjeçarit dhe shpalljen e tij në kërkim.

Policia ka dyshime se ai ka hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, ose ka paguar persona të tjerë për vrasjen e Kurtit.

Dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë pranë banesës së tij 26-vjeçarit dhe e kanë qëlluar me breshëri nga një makinë ngjyrë gri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pasi ka marrë vesh lajmin se i biri është në kërkim, nëna e tij, Vjollca Arapi, ka reaguar e revoltuar, duke e quajtur këtë një skandal.

“Ky është një skandal, policia të kërkoj në një tjetër vend për vrasësit e Jurgenit. Neve dhe fisi jonë nuk ka lidhje fare me këtë ngjarjen e fundit. Nuk e vramë ne Jurgenin. Kam kërkuar drejtësi, jo vrasje”, – ka thënë ajo. ” Djali im nuk ka vrarë askend. Po na vrasin per se dyti. Edhe sikur të ishin për t’i vrarë ne nuk i vrisnim dot me milionat që kanë ata. Shikojeni me përpikmëri këtë që ka ndodhur nuk jam unë vrasja e Jurgen Kurtit. Policia dyshon sepse vrasja e fundit që ka bërë Jurgen Kurtit ka qenë burri im. Çuni im nuk është në Shqipëri. Ai do drejtësi. Më vjen keq edhe për atë nënë.

Me Dervisin kam komunikuar përditë se ka merakun tim se kam pësuar një infarkt. Ne nuk ikim nga Shqipëria se ne nuk kemi lekë të paguajmë vrasës siç mendojnë këtë. I them Sandër Lleshajt të lutem merru me këtë. I lutem shtetit.

Me djalin kur u shpall në kërkim nuk kam komunikuar, djali ka qenë shumë sëmurë se nuk e ka prit vdekjen e Jurgen Kurtit, më është dhimbsur ajo nënë që qante”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.