SPORT

“Gazzetta Dello Sport”: Panuçi vështirë të përsërisë De Biazin

09:50 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kristian Panuçi ka marrë drejtimin e përfaqësueses shqiptare prej më shumë se një viti e gjysmë, por duket se deri tani nuk ka fituar besimin e tifozerisë kuqezi se mund të arrijë gjëra të rëndësishme me të. Për fatin e keq të teknikut italian, këtë opinion kanë edhe në vendlindjen e tij. Edhe pse përfaqësuesja shqiptare ka emra të njohur për italianët në përbërjen e saj, përtej Adriatikut mendojnë se nuk do të përsëritet më historia e katër viteve më parë. Ndaj në prag të eliminatoreve të “Europianit 2020”, e përditshmja sportive më e madhe italiane, “La Gazzetta Dello Sport”, minimizon shanset që kanë kuqezinjtë.




Në analizën e saj për grupin G, ku bën pjesë edhe Shqipëria, rreshtohen sipas rëndësisë edhe përfaqësueset dhe mundësitë e tyre për të arritur në fazën finale të turneut. “Kampionët e botës të Francës nuk duhet të ndjejnë rreziqe. Edhe pse të mundur nga Holanda në Ligën e Kombeve (humbja e parë që nga marsi 2018 në 16 ndeshje), nuk mund të kenë frikë Islandën zhgënjyese në Botëror dhe e rënë në Ligën B në Ligën e Kombeve, ndërsa nuk fiton që nga tetori 2017 (10 humbje e 7 barazime). Apo Turqinë e Çalhanoglu dhe Demiral të Sasuolos, e cila ka rënë në Ligën C dhe i beson ende 38-vjeçarit Emre dhe 33-vjeçarit Burak Jillmaz. Atëherë për vendin e dytë luan edhe Shqipëria e Kristian Panuçit, i cili vështirë se do të mund të përsëritë arritjen e kualifikimit të De Biazit, por që ka te ‘napolitani’ Hysaj, te Taulant Xhaka dhe te lojtari i Peskarës, Memushaj, elementët më ekspertë. E mbyllin grupin Moldavia dhe Andorra”, shkruan e përditshmja sportive italiane në analizën e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.