AKTUALITET

“Nardi i Bujtinave”/ E qëlluan me 20 plumba, kolegia prek me mesazhin e lamtumirës

21:59 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një tjetër vrasje që ka ndodhur pasditen e sotme. Ferdinand Polia 35 vjeç është personi i cili ka mbetur viktimë e një atentati të ndodhur ditën e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës.




Ai ishte një biznesmen i njohur në zonë dhe njihej shkurt si “Nardi i Bujtinave” , emër dhe personash mjaft i lakuar në turizmin shqiptar. Polia mësohet se kishte në pronësi një bujtinë në Theth së bashku me vëllain e tij të madh.

Polia  ishte një ngabanorët e Thethit që kërkonte publikisht investime për zonën.  Polia  apelonte që të ndërhynte shteti për të larguar dëborën, ndërsa sot është vrarë në rrethana mafioze në mes të fshatit Grudë në Shkodër.

Ferdinand Polia  ka qenë edhe punonjës i AZM, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura. Ndërsa kolegia e tij,  Age Martini  përmes një statusi në profilin e saj të Facebook-ut, ka  publikuar një foto që viktima, Ferdinand Polia kishte bërë me të para se të ekzekutohej.

 

Age Martini  ka shkruar edhe një mesazh prekës duke i dhënë lamtumirën mikut të saj.

 Dedikimi prekës:

‘ Paç dritë Nard Polia! …duhet të ishte e shkrume dikun, se kur âsht takimi e kafja e fundit me nji person, ne sot nuk e ditme!  Zoti forcoftë familjen, kolegët i ke pikllu shumë!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.