BOTA

Ngjarje makabre/ Nëna vret foshnjën, ishte xheloze se bashkëshorti e donte atë më shumë

12:40 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje makabre është shënuar në Ukrahinë, kur një nënë ka vrarë foshnjën e saj, pasi ishte xheloze se bashkëshorti e donte atë më shumë.




Sipas policisë, 21-vjecarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ka pritur derisa bashkëshorti të largohej nga shtëpia për të hedhur mbeturinat, për të kryer aktin makabër.

Kur u kthye në banesë, ai pa duart e gruas të mbuluara me gjak.

Menjëherë kërkoi vajzën e porsalindur, por e gjeti atë pa jetë.  I tronditur, thirri policinë, të cilët bën të mundur arrestimin e nënës së re, e cila nuk e mbante mend se çfarë kishte ndodhur.

Ata gjetën edhe thikën, teksa të tmerruar deklaruan se nëna i kishte prerë fytin foshnjës.

Sipas gjyshes së vogëlushes, nëna ishte xheloze për të bijën, pasi mendonte se bashkëshorti e donte atë më shumë.

Një vit më parë ajo ishte diagnostikuar me një inflamacion të trurit, sëmundje e cila mund të ketë ndikuar në shëndetin mendor të saj.

Ajo iu nënshtrua mjekimit dhe më 3 mars, mjeket nuk e diagnostikuan më me sëmundje mendore, pasi besonin se ishte e shëndetshme.

Tani më ajo ndodhet në paraburgim dhe do t’i nënshtrohet një vlerësimi psikik.

Nëse ekzaminimi tregon se nëna ishte përgjegjëse për veprimet e saj në kohën e veprës penale, ajo do të akuzohet për vrasje të paramenduara të të miturës dhe mund të dënohet me deri në 15 vjet burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.