AKTUALITET

Pas vetëdorëzimi, zbardhet dëshmia e vrasësit të Baxhinofskit

21:05 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak pas dorëzimit në polici,  zbardhet dëshmia e vrasësit të Haxhi Baxhinofski, 61-vjeçarit Islam Mylkaj.




“Jam penduar, e vrava në gjaknxehtësi e sipër. Tek liqeni e takova rastësish. Më shau dhe më goditi. Konflikti yne është i hershëm për 45 mijë euro. Haxhiu më perndiqte edhe vajzat për këtë borxh. familja ime kërcënohej prej tij vazhdimisht.” -mësohet të ketë thenë ai në polici.

Informacioni

Pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më datë 16 mars 2019, rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së kësaj ngjarje. Pas trysnisë së madhe të ushtruar nga Policia e Tiranës, kontrolleve të shumta për kapjen e autorit, si dhe negociatave të bëra mes Policisë dhe avokatit të autorit të dyshuar, autori i dyshuar, shtetasi I. M., 61 vjeç, nga Fieri, rreth orës 19.30 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e mëtejshme proceduriale.

(BalkanWeb)

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.