AKTUALITET

Përplasen dy makina në Korçë, aksidentohen nënë e bijë

09:53 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë nënë e bijë kanë mbetur të plagosur.




Eljona Fustanja dhe vajza e saj me iniciale E.F., janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Fatmirësisht mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të shkollës greke në Korçë. Sakaq është shpallur në kërkim drejtuesi i njërës prej makinave që u përfshi në aksident, pasi u largua nga vendngjarja.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.